Bota Postuar më 9 Maj 2024, 14:00

Fabrika më e madhe në botë për thithjen e CO2 - Ndodhet në Islandë. Mund të “kapë” 36,000 ton në vit

Nga SCAN TV
Fabrika më e madhe në botë për thithjen e CO2 - Ndodhet

Kompania Climeworks ka hapur uzinën më të madhe operacionale në botë për të thithur dioksidin e karbonit nga atmosfera, me fabrikën e saj Mammoth në Islandë pothuajse dhjetë herë më të madhe se mbajtësi aktual i rekordeve.

Përkeqësimi i ndryshimeve klimatike dhe përpjekjet e pamjaftueshme për të ulur emetimet kanë bërë që shkencëtarët e OKB-së të vlerësojnë se miliarda ton karbon duhet të hiqen nga atmosfera çdo vit për të përmbushur qëllimet globale të klimës.

Fabrika punon duke përdorur një proces teknik për të thithur dioksidin e karbonit nga ajri dhe për ta ruajtur atë, zakonisht nën tokë. Fabrika “Mammoth DAC” ka një kapacitet për të “kapur” 36,000 ton CO2 në vit dhe do të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit 2024.

Ky është projekti i dytë komercial i Climeëorks, pas uzinës Orca, gjithashtu në Islandë, e cila ka një kapacitet prej 4,000 ton në vit dhe më parë ishte vendi më i madh operacional në botë.

Climeëorks është pjesë e një konsorciumi që është përzgjedhur për negociatat e çmimeve sipas një programi amerikan për teknologjinë për të ndërtuar një fabrikë 1 milion ton. Procesi i thithjes së dioksidit të karbonit është energji intensive, por impiantet e Climeëorks në Islandë furnizohen me energji nga termocentralet gjeotermale të rinovueshme të vendit.

Kritikët e teknologjisë thonë se është e shtrenjtë dhe paralajmërojnë se përqendrimi në heqjen e CO2 mund t'i pengojë kompanitë të reduktojnë sa më shumë emetimet e tyre. Climeëorks nuk detajoi koston për ton të thithjes së dioksidit të karbonit, por tha se po kërkon të reduktojë kostot e teknologjisë në 400-600 dollarë për ton deri në vitin 2030 dhe 200-350 dollarë për ton deri në vitin 2040.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Maj

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 93.3 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro është blerë sot me 100.3 lekë dhe është shitur me 101.3 lekë. Franga zvicerane......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat