Më pak kërkesë për metalet e çmuara - Tregu i platinit përballet me mungesën më të madhe të ofertës në 10 vite

Tregu i platinit po përballet me mungesën më të madhe të ofertës në 10 vitet e fundit, pasi dërgesat nga Rusia po kthehen në normalitet dhe kërkesa industriale mbetet e qëndrueshme. Analistët e tregut mendojnë se të gjitha metalet e grupit të platinit, si paladiumi dhe rodiumi do të mbeten në deficit në vitin 2024.
Të tre metalet përdoren në autokatalizatorët që reduktojnë emetimet nga motorët e automjeteve, me platinin që përdoret gjithashtu në industri të tjera edhe për investime. Analistët presin që deficiti i tregut të platinit të rritet në 598,000 onz këtë vit, nga një mungesë prej 518,000 onz në 2023. Ata parashikojnë se kërkesa për platin do të stabilizohej në rreth 7.61 milionë onz, me ulje të vogla në automobila dhe bizhuteri të balancuara nga një rritje e investimeve.
Konsumi i sektorit të automjeteve pritet të bjerë 1.3% në 2024, ndërsa furnizimi primar parashikohet të tkurret 2% pasi dërgesat ruse kthehen në nivele më normale. Për paladiumin, përdorimi nga prodhuesit e automjeteve do të bjerë rreth 7%, duke ulur kërkesën e përgjithshme në 9.73 milion onz.
Për rodiumin, konsumi i makinave pritet gjithashtu të bjerë me rreth 6%, duke zvarritur kërkesën totale me 4% në 1.06 milionë onz.
Industritë blenë më shumë nga këto metale të çmuara gjatë periudhës 2020-2022 për të zbutur rreziqet e çmimit dhe ofertës.
Me rreth 950 dollarë për onz, paladiumi po tregtohet më lirë se platini me 960 dollarë, për shkak të shqetësimeve në rritje të kërkesës.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Maqedonia e Veriut “kthen faqe” - Fitojnë opozitarët e VMRO-DPMNE. Pritet qeveria me koalicionin VLEN
Opozita e të djathtë në Maqedoninë e Veriut fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mërkurën, në një natë kur vendi ballkanik zgjodhi......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 93.3 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro është blerë sot me 100.3 lekë dhe është shitur me 101.3 lekë. Franga zvicerane......

Unaza e Madhe përfundon në 31 dhjetor. Rama publikon videon- Si është ecuria e punimeve sipas segmenteve
Unaza e Madhe e Tiranës përfundon në datën 31 dhjetor të këtij viti. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije......

Nuk ndryshojnë normat e interesit. Por Këshilli Mbikëqyrës miraton rregulloren për tarifat e llogarive bazike
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në......

Mashtrimi me skemën e mbledhjes së detyrimeve. Sejko: Banka e Shqipërisë ka vepruar sipas ligjit për ruajtjen e stabilitetit financiar
Banka e Shqipërisë deklaron ka ushtruar të gjitha funksionet e saj në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe rregullative, në drejtim të mikrokredive dhe......

“Zbuten” më tej çmimet në Prill - Inflacioni arrin në 2.1%. Grupi "Transporti" i rikthehet rritjes pas 13-të muajsh
Çmimet në muajin prill të këtij viti u rritën me 2.1% tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur......

Energjitë e rinovueshme, 30% të totalit në vitin 2023 - Raporti i Ember: Kina, lider botëror në këtë sektor
Rritja e energjisë diellore dhe erës e çoi prodhimin e burimeve të rinovueshme në një rekord prej 30% të prodhimit global të energjisë elektrike në vitin 2023,......

Hapet gara për centrale energjie me masa mbështetëse - Lidhja në rrjet, e garantuar. Blerje nga shteti për 15 vjet
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procedurën konkurruese për përzgjedhjen e projekteve, për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin dhe......