“Zbuten” më tej çmimet në Prill - Inflacioni arrin në 2.1%. Grupi "Transporti" i rikthehet rritjes pas 13-të muajsh

Çmimet në muajin prill të këtij viti u rritën me 2.1% tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 4.6%, shohim se këtë vit çmimet janë shtrenjtuar rreth 2 herë më pak. Ndërkohë, rikujtojmë që në mars ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 2.3%. Pra, inflacioni në këto tre muajt e fundit është zbutur më shpejt nga sa pritej dhe po qëndron nën nivelin e objektivit të "Bankës së Shqipërisë" që është 3%.
Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet. Kontributin më të lartë e dhanë grupet si “Ushqime dhe Pije joalkolike” me 0.52 pp, “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” me 0.44 pp si dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’’ me 0.26 pp. Ndërkohë, grupet e tjera kanë kontribuar më pak në rritjen e këtij indeksi, sin ë rastin e grupit “Komunikim” dhe “Shërbimi arsimor”. Ajo që vihet re nga grafiku i ndikimit të grupeve është kontributi pozitiv i grupit “Transporti” me 0.06 pikë, ku për shumë muaj me radhë paraqitej negativ.
Krahasuar me muajin prill të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.4% pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.5%, “Veshje dhe këpucë” me 3.4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.2% dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.7%. Nga ana tjetër, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rrit me 2.3%, “Shërbimi arsimor” me 2.2%, “Shëndeti” me 1.7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.5% dhe “Transporti” me 1.0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” vazhdojnë të kryesojnë rritjen me 5.4%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5.2%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4.1%, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 3.6% dhe“mish” me 2.4%.
Sa i përkt ndryshimit mujor çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 0.7 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 1.1%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.5%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.2% secili, “Veshje dhe këpucë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.1% secili.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Energjitë e rinovueshme, 30% të totalit në vitin 2023 - Raporti i Ember: Kina, lider botëror në këtë sektor
Rritja e energjisë diellore dhe erës e çoi prodhimin e burimeve të rinovueshme në një rekord prej 30% të prodhimit global të energjisë elektrike në vitin 2023,......

Hapet gara për centrale energjie me masa mbështetëse - Lidhja në rrjet, e garantuar. Blerje nga shteti për 15 vjet
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procedurën konkurruese për përzgjedhjen e projekteve, për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin dhe......

Shqipëria “blen” 40 mijë punëtorë nga Filipinet - Zgjidhje për krizën e kapitalit njerëzor në manifakturë dhe turizëm
Mungesa e fuqisë punëtore në industrinë e veshjeve dhe të këpucëve si dhe në turizëm, ka bërë që qeveria shqiptare të marrë masa shtesë për të garantuar......

Si po transformohen fasonët në industri mode? - Prençe: Sfidë, fuqia punëtore. Po trajnojmë stafin dhe “joshim” të rinjtë
Nga biznes me kontratë, në cikël të plotë prodhimi. Ky është plani i fasonëve për t’u transformuar në një industri të mirëfilltë mode, ku i gjithë procesi nga......

Minimumi jetik në 200 euro? - Propozimi i opozitës shkakton debate në komisionin parlamentar të Punës
Një grup deputetësh të opozitës kanë prezantuar në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nismën për përcaktimin e minimumit......

Shqiptarët vishen me marka të rreme! - Nga “Tommy Hilfiger”, te “Hugo Boss”. Sa konfiskuan doganat vitin e kaluar?
Në tregun shqiptar të veshjeve tregtohen ndër të tjera marka të njohura botërore, por në shumicën e rasteve, çmimet e tyre janë më të ulëta se në perëndim dhe......

Si të bëheni të pasur në shekullin e 21-të. Garë e ashpër për t'u bërë superfuqia e ardhshme ekonomike
Deri në vitin 2050 do të ketë një hartë të re të fuqive ekonomike, gjithmonë nëse gjërat shkojnë sipas planit. Narendra Modi, kryeministri i Indisë, dëshiron......

Analiza/ A mundet që hekurudhat të konkurrojnë linjat ajrore?
Rreth 1 javë pasi e kishte marrë detyrën për drejtimin e një prej aeroporteve më të mëdhenj të Europës, Ruud Sondag, kuptoi se ftesa ndaj protestuesve të......