Minimumi jetik në 200 euro? - Propozimi i opozitës shkakton debate në komisionin parlamentar të Punës

Një grup deputetësh të opozitës kanë prezantuar në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nismën për përcaktimin e minimumit jetik. Minimumi jetik është shuma monetare e disa produkteve ushqimore, të përshtatshme për të siguruar funksionimin normal të trupit të njeriut dhe ruajtjen e shëndetit, shoqëruar me një numër të vogël artikujsh jo-ushqimorë apo shërbimesh të nevojshme për të përmbushur nevojat bazë social-kulturore.
Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka të përcaktuar me ligj minimumin jetik. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Avokati i Popullit, vlera e minimumit jetik duhet të jetë rreth 190 mijë lekë për frymë, por duke marrë në konsideratë shifrat rekord të inflacionit në vitin 2022 dhe rritjen e çmimeve për produktet e shportës, deputetët propozojnë që minimumi jetik të jetë 200 euro.
Deputetët vlerësojnë se ky minimum vlen edhe për kategoritë e tjera, për pensionet urbane dhe rurale, pagesën e papunësisë, paaftësisë, ndihmën ekonomike, të cilat janë të gjitha poshtë 200 euro.
Të dhënat nga Open Data Albania tregojnë se gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, ndërkohë që është rritur edhe varfëria absolute. Më shumë se 32% e popullsisë, konkretisht mbi 900 mijë qytetarë janë të ekspozuar ndaj pasigurisë ushqimore.
Për të përballuar jetesën, shumë familje shqiptare mbështeten nga remitancat, ku këto të fundit arritën vlerën 930 milionë euro gjatë vitit 2023, 11.3% më tepër krahasuar me vitin 2022.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Shqiptarët vishen me marka të rreme! - Nga “Tommy Hilfiger”, te “Hugo Boss”. Sa konfiskuan doganat vitin e kaluar?
Në tregun shqiptar të veshjeve tregtohen ndër të tjera marka të njohura botërore, por në shumicën e rasteve, çmimet e tyre janë më të ulëta se në perëndim dhe......

Si të bëheni të pasur në shekullin e 21-të. Garë e ashpër për t'u bërë superfuqia e ardhshme ekonomike
Deri në vitin 2050 do të ketë një hartë të re të fuqive ekonomike, gjithmonë nëse gjërat shkojnë sipas planit. Narendra Modi, kryeministri i Indisë, dëshiron......

Analiza/ A mundet që hekurudhat të konkurrojnë linjat ajrore?
Rreth 1 javë pasi e kishte marrë detyrën për drejtimin e një prej aeroporteve më të mëdhenj të Europës, Ruud Sondag, kuptoi se ftesa ndaj protestuesve të......

Analiza në ‘Kathimerini‘-Pse qiratë e banesave po ‘shkojnë në qiell’?
Nga Manos Marsaganis* Vitet e fundit, qiratë e banesave janë rritur shumë më shpejt sesa pagat, duke i bërë disa lagje dhe veçanërisht në Athinën qendrore,......

Urbanizimi, të gjithë "dynden" drejt Tiranës dhe Durrësit. Sipas Bankës Botërore, rreth 64% e popullsisë përqëndrohet në zonat urbane
Sipas të dhënave të treguesve demografikë nga INSTAT për 10-vjeçarin e fundit, rezulton se në 10 qarqe të Shqipërisë numri i popullsisë banuese është ulur me......

Masa ndëshkuese për profesionet në ndërtim. Ngrihet komisioni disiplinor për kontrollin e punimeve
Një komision disiplinor do të ngrihet për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit. Ka hyrë në fuqi vendimi mbi mënyrën e funksionimit të komisionit......

Tkurret” kërkesa botërore për naftë. Pritet që edhe çmimet e “arit të zi” të ulen deri në fund të vitit
Kërkesa botërore për naftë këtë vit pritet të rritet më pak se parashikimi i mëparshëm dhe prodhimi duhet të zgjerohet më shpejt, duke rezultuar në një treg më......

Bizneset shqiptare, më pak vëmendje nga inovacioni. Lahe: Me investimet në teknologji ke mundësi të konkurrosh në tregje ndërkombëtare
“Në raportin e fundit Këshilli i Investimeve ka arritur në konkluzionin që bizneset shqiptare kanë më pak interes për të investuar në inovacion apo në......