Nuk ndryshojnë normat e interesit. Por Këshilli Mbikëqyrës miraton rregulloren për tarifat e llogarive bazike

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%. Po ashtu, Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 2.25% si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 4.25%.
Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe miratoi edhe disa ndryshime në rregulloren “Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave”.
“Këto ndryshime vijnë si rrjedhojë e miratimit të ligjit 100/2023 ''Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike'', ku parashikohet detyrimi i Bankës së Shqipërisë për të përcaktuar me akt nënligjor, kërkesat për krahasueshmërinë dhe transparencën për tarifat e lidhura me llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për shërbimin e transferimit të llogarisë së pagesave me shërbime bazike, si dhe për përcaktimin e metodologjisë së përllogaritjes së tarifës së arsyeshme për shërbimet e ofruara në llogarinë e pagesave me shërbime bazike” njofton Banka e Shqipërisë.
Ligji për llogaritë bazike ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë dhe që parashikon përfitime për kategoritë në nevojë.
Referuar ligjit, bankat do të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike për këto kategori, por hapja e një llogarie bankare nuk është detyrim.
Sipas të dhënave të siguruara nga SCAN TV, aktualisht janë 73.950 pensionistë që marrin pensionin përmes bankave dhe 666.300 e marrin në postë.
Pra e thënë ndryshe, aktualisht 10 për qind e pensionistëve marrin pensionin përmes bankave tregtare, kategori e cila do të përfitojë shërbime me zero komision, duke filluar nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë i cili është mesatarisht 150 lekë në muaj apo 1800 mijë lekë në vit.
Ligji i ri për llogaritë bazike, ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero, parashikohet edhe opsioni i transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.
Sondazh

Mashtrimi me skemën e mbledhjes së detyrimeve. Sejko: Banka e Shqipërisë ka vepruar sipas ligjit për ruajtjen e stabilitetit financiar
Banka e Shqipërisë deklaron ka ushtruar të gjitha funksionet e saj në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe rregullative, në drejtim të mikrokredive dhe......

“Zbuten” më tej çmimet në Prill - Inflacioni arrin në 2.1%. Grupi "Transporti" i rikthehet rritjes pas 13-të muajsh
Çmimet në muajin prill të këtij viti u rritën me 2.1% tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur......

Energjitë e rinovueshme, 30% të totalit në vitin 2023 - Raporti i Ember: Kina, lider botëror në këtë sektor
Rritja e energjisë diellore dhe erës e çoi prodhimin e burimeve të rinovueshme në një rekord prej 30% të prodhimit global të energjisë elektrike në vitin 2023,......

Hapet gara për centrale energjie me masa mbështetëse - Lidhja në rrjet, e garantuar. Blerje nga shteti për 15 vjet
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procedurën konkurruese për përzgjedhjen e projekteve, për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin dhe......

Shqipëria “blen” 40 mijë punëtorë nga Filipinet - Zgjidhje për krizën e kapitalit njerëzor në manifakturë dhe turizëm
Mungesa e fuqisë punëtore në industrinë e veshjeve dhe të këpucëve si dhe në turizëm, ka bërë që qeveria shqiptare të marrë masa shtesë për të garantuar......

Si po transformohen fasonët në industri mode? - Prençe: Sfidë, fuqia punëtore. Po trajnojmë stafin dhe “joshim” të rinjtë
Nga biznes me kontratë, në cikël të plotë prodhimi. Ky është plani i fasonëve për t’u transformuar në një industri të mirëfilltë mode, ku i gjithë procesi nga......

Minimumi jetik në 200 euro? - Propozimi i opozitës shkakton debate në komisionin parlamentar të Punës
Një grup deputetësh të opozitës kanë prezantuar në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nismën për përcaktimin e minimumit......

Shqiptarët vishen me marka të rreme! - Nga “Tommy Hilfiger”, te “Hugo Boss”. Sa konfiskuan doganat vitin e kaluar?
Në tregun shqiptar të veshjeve tregtohen ndër të tjera marka të njohura botërore, por në shumicën e rasteve, çmimet e tyre janë më të ulëta se në perëndim dhe......