Unaza e Madhe përfundon në 31 dhjetor. Rama publikon videon- Si është ecuria e punimeve sipas segmenteve

Unaza e Madhe e Tiranës përfundon në datën 31 dhjetor të këtij viti. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ecurinë e punimeve në këtë vepër infrastrukturore, për të gjithë lotet ku është duke u punuar aktualisht.
Në fazë më të avancuar është loti 2, me 93% të realizuara. Ndërkohë që, sa i takon loteve 4, 5, 6 dhe 7 që përfshijnë unazën e jashtme, volumi i punimeve varion midis 36 – 65%. Unaza e jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru - Bregu i Lumit - Kthesa Kamëz. Punimet në lotet 4, 5, 6 dhe 7, ku aktualisht po punohet kanë ecur me ritme të ndryshme, për shkak të procesit të shpronësimeve për banesat që preken nga projekti. Ndërkaq, sa i takon urave mbi lumin Tirana, ecuria e punimeve ka arritur në masën 46.4%.
Unaza e Madhe e Tiranës financohet nga buxheti i shtetit, ndërsa është konsideruar një ndër investimet publike më të rëndësishme. Ndërtimi i këtyre lot-eve do të shënojë dhe bashkimin me segmentet e përfunduar tashmë, duke sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Nuk ndryshojnë normat e interesit. Por Këshilli Mbikëqyrës miraton rregulloren për tarifat e llogarive bazike
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në......

Mashtrimi me skemën e mbledhjes së detyrimeve. Sejko: Banka e Shqipërisë ka vepruar sipas ligjit për ruajtjen e stabilitetit financiar
Banka e Shqipërisë deklaron ka ushtruar të gjitha funksionet e saj në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe rregullative, në drejtim të mikrokredive dhe......

“Zbuten” më tej çmimet në Prill - Inflacioni arrin në 2.1%. Grupi "Transporti" i rikthehet rritjes pas 13-të muajsh
Çmimet në muajin prill të këtij viti u rritën me 2.1% tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur......

Energjitë e rinovueshme, 30% të totalit në vitin 2023 - Raporti i Ember: Kina, lider botëror në këtë sektor
Rritja e energjisë diellore dhe erës e çoi prodhimin e burimeve të rinovueshme në një rekord prej 30% të prodhimit global të energjisë elektrike në vitin 2023,......

Hapet gara për centrale energjie me masa mbështetëse - Lidhja në rrjet, e garantuar. Blerje nga shteti për 15 vjet
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procedurën konkurruese për përzgjedhjen e projekteve, për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin dhe......

Shqipëria “blen” 40 mijë punëtorë nga Filipinet - Zgjidhje për krizën e kapitalit njerëzor në manifakturë dhe turizëm
Mungesa e fuqisë punëtore në industrinë e veshjeve dhe të këpucëve si dhe në turizëm, ka bërë që qeveria shqiptare të marrë masa shtesë për të garantuar......

Si po transformohen fasonët në industri mode? - Prençe: Sfidë, fuqia punëtore. Po trajnojmë stafin dhe “joshim” të rinjtë
Nga biznes me kontratë, në cikël të plotë prodhimi. Ky është plani i fasonëve për t’u transformuar në një industri të mirëfilltë mode, ku i gjithë procesi nga......

Minimumi jetik në 200 euro? - Propozimi i opozitës shkakton debate në komisionin parlamentar të Punës
Një grup deputetësh të opozitës kanë prezantuar në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nismën për përcaktimin e minimumit......