Rajoni Postuar më 9 Maj 2024, 09:49

Maqedonia e Veriut “kthen faqe” - Fitojnë opozitarët e VMRO-DPMNE. Pritet qeveria me koalicionin VLEN

Nga SCAN TV
Maqedonia e Veriut “kthen faqe” - Fitojnë opozitarët e

Opozita e të djathtë në Maqedoninë e Veriut fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mërkurën, në një natë kur vendi ballkanik zgjodhi gjithashtu kryetaren e parë femër të shtetit.

Rezultatet nga komisioni zgjedhor treguan se VMRO-DPMNE është partia e parë me 42.75%, e cila do të ketë 59 mandate në Kuvend. E dyta pritet të jetë koalicioni Fronti Evropian me 14.42%, me 19 vende në Kuvend. Pas saj është koalicioni VLEN me 11.38% të votave dhe 13 vende, ndërsa LSDM, ka arritur të fitojë 14.67% të votave dhe pritet të ketë 18 vende në Kuvend. Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, e pranoi humbjen, duke deklaruar se kësaj partie i është dhënë një goditje e rëndë nga qytetarët, anëtarësia dhe simpatizantët.

Nga ana tjetër, kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, deklaroi pas shpalljes së rezultateve paraprake që e nxorrën fitues, se do të negociojë me të gjitha partitë opozitare për të krijuar një shumicë në Kuvend dhe rrjedhimisht për të qeverisur vendin. Por, ai theksoi se nuk do të ulej në tryezën e bisedimeve me BDI-në e Ali Ahmetit, që në këto zgjedhje siguroi 19 mandate.

Ndërkohë, koalicioni VLEN doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare dhe përfaqësuesi i saj, Bilall Kasami deklaroi se do të nisin negociatat për qeverinë e re me VMRO-DPMNE.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, në raundin e dytë, kandidatja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, ka fituar me një diferencë të madhe ndaj tashmë ish-presidentit Stevo Pendarovski.

Votuesit në vendin ballkanik me 2 milionë banorë janë frustruar me përparimin e ngadaltë të përpjekjes së saj për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, i cili u prit me optimizëm në vitin 2005, por që atëherë është bërë një emblemë e premtimit të humbur të Maqedonisë së Veriut.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Maj

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 93.3 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro është blerë sot me 100.3 lekë dhe është shitur me 101.3 lekë. Franga zvicerane......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat