Plakja e popullsisë, një sfidë për Europën - Rritje e madhe në numër e europianëve mbi 65 vjeç deri në vitin 2100

Europianët po plaken dhe kjo do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në përbërjen dhe nevojat përkatëse të shoqërive të tyre, si dhe implikime serioze për ekonomitë europiane. Deri në vitin 2100, pothuajse 10% e popullsisë së përgjithshme në Bashkimin Europian do të jetë mbi 85 vjeç, sipas hulumtimit të Institutit Bruegel, në Bruksel.
Dalja graduale në pension e gjeneratës së të ashtuquajturve ‘baby boomers’, d.m.th. të lindurve midis 1946 dhe 1964, do të ketë ndikim edhe në politikat europiane. Për shembull, objektivat e deklaruara të BE-së për tranzicionin e gjelbër dhe atë dixhital nuk do të arrihet nëse nuk merret parasysh plakja e popullsisë dhe ndryshimi pasues i popullsisë në moshë pune. Autorët e raportit pranojnë, megjithatë, se rritja e jetëgjatësisë është një sukses i politikave të kaluara europiane, i kombinuar me faktorë të tjerë, por theksojnë sfidat që krijohen, veçanërisht për sistemet e pensioneve.
Sipas të dhënave të sondazhit, numri i personave të moshës 65 vjeç e lart, mosha mesatare e daljes në pension në BE, parashikohet të rritet nga 36% në 2022 në 55% në 2050 dhe 65% në 2100. Për shembull, ndërsa në 2022 ishin rreth 2.7 punëtorë – për person të moshuar – në BE, ky numër do të ulet në 1.5 në vitin 2100. Tre faktorë e shpjegojnë këtë prirje: rritja e jetëgjatësisë, tkurrja e ndjeshme e popullsisë në moshë pune midis 2022 dhe 2070 - dhe së treti, flukset e parashikuara të migracionit nuk do të kompensojnë më trendin e plakjes së popullsisë.
“Hendeku” mes vendeve të veriut dhe jugut europian shkakton një ndjesi të veçantë. Tashmë ka më shumë njerëz të moshës 85+ në krahasim me popullsinë në moshë pune në jug të Europës sesa në veri. Ky ndryshim parashikohet të bëhet më i dukshëm në të ardhmen. Kjo piramidë moshe do të ketë efekte serioze në tregun e punës, në sistemet e sigurimeve shoqërore, por edhe në politikën e kohezionit.
Në disa shtete anëtare, megjithatë, sistemi i pensioneve parësore funksionon mbi bazën "pay-as-you-go", që do të thotë se kontributet e pensioneve të punëtorëve përdoren për të financuar pensionet e pensionistëve aktualë. Ndryshimet demografike sugjerojnë se një fuqi punëtore relativisht më e vogël do të marrë mbështetjen e një popullsie më të madhe pensionistësh.
Komisioni parashikon një rritje të shpenzimeve mesatare të pensioneve publike të BE-së nga 11.4% e PBB-së në 2022 në 12.1% deri në 2045.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Shufra ari në markete dhe makineta: Cili shtet ka nisur shitjen e floririt si të ishte një pije freskuese?
Përveç ramenit dhe salsiçeve, dyqanet e Koresë së Jugut kanë një artikull të ri popullor në menu: shufra ari. Zinxhiri më i madh i dyqaneve në vend, CU, ka......

FTX do të shlyej shumicën e detyrimeve kreditorëve të saj, gati 2 vjet pas kolapsit!
FTX thotë se pothuajse të gjithë klientët e saj do të marrin paratë e tyre mbrapsht, dy vjet pas kolapsit të saj spektakolar, dhe disa do të marrin më shumë se......

Më pak kërkesë për metalet e çmuara - Tregu i platinit përballet me mungesën më të madhe të ofertës në 10 vite
Tregu i platinit po përballet me mungesën më të madhe të ofertës në 10 vitet e fundit, pasi dërgesat nga Rusia po kthehen në normalitet dhe kërkesa industriale......

Maqedonia e Veriut “kthen faqe” - Fitojnë opozitarët e VMRO-DPMNE. Pritet qeveria me koalicionin VLEN
Opozita e të djathtë në Maqedoninë e Veriut fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mërkurën, në një natë kur vendi ballkanik zgjodhi......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 93.3 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro është blerë sot me 100.3 lekë dhe është shitur me 101.3 lekë. Franga zvicerane......

Unaza e Madhe përfundon në 31 dhjetor. Rama publikon videon- Si është ecuria e punimeve sipas segmenteve
Unaza e Madhe e Tiranës përfundon në datën 31 dhjetor të këtij viti. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije......

Nuk ndryshojnë normat e interesit. Por Këshilli Mbikëqyrës miraton rregulloren për tarifat e llogarive bazike
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në......

Mashtrimi me skemën e mbledhjes së detyrimeve. Sejko: Banka e Shqipërisë ka vepruar sipas ligjit për ruajtjen e stabilitetit financiar
Banka e Shqipërisë deklaron ka ushtruar të gjitha funksionet e saj në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe rregullative, në drejtim të mikrokredive dhe......