Shqipëria Postuar më 9 Maj 2024, 14:07

“Rritja e gjobave do të nxisë ndërgjegjësimin” - Zv.ministrja Xhembulla: Penalitete edhe për turistët

Nga SCAN TV
“Rritja e gjobave do të nxisë ndërgjegjësimin” -

Me anë të disa nismave ligjore, të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe ajrit, Qeveria ka vendosur që të rrisë me 30 për qind nivelin e gjobave për bizneset, institucionet dhe qytetarët.

Zv.ministrja e Turizimit Almira Xhembulla tha se përmes ashpërsimit të gjobave, synohet ndërgjegjësimi i tyre, për të bërë të mundur uljen e nivelit të ndotjes.

E ftuar në emisionin “Box to Box” Xhembulla tha se përjashtim nuk do të bëjnë as turistët, të cilët po ashtu do të përballen me penalitete, nëse shkaktojnë ndotje.

Sa i takon mënyrës, sesi do të organizohet ky aksion, përveçëse do të intensifikohen kontrollet, në bashkëveprim dhe bashkëpunim me disa institiucione të përfshira, në rastin e zonave të mbrojtura do të vendosen në funksion të inspektorëve edhe kamerat e sigurisë.

Më herët ministrja Kumbaro ka deklaruar, se përmes këtyre iniciativave ligjore që kanë në thelb rritjen e nivelit të gjobave, synohet reduktimi i ndotjes me 40 për qind. Por, për ekspertët kjo nuk është e mjaftueshme.

Ata kërkojnë që të ndërmerren masa shtesë, që kanë të bëjnë me flotën e automjeteve që janë në qarkullim, si edhe kompanitë e ndërtimit, që konsiderohen edhe si ndotësit më të mëdhenjë.

Ada Hazizolli/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat