Më shumë interes për arsimin profesional - Bie numri i regjistrimeve, por rritet pesha kundrejt arsimit të mesëm në total

Arsimi dhe formimi profesional padyshim që prodhon forcën punëtore të së ardhmes dhe mund të themi se luan një rol kyç në gjenerimin e punësimit, në rritjen ekonomike dhe në stabilitetin social.
“Scan Intel”, nisur nga publikimi më i fundit i INSTAT mbi arsimin, ka analizuar tendencën ndër vite të regjistrimeve në arsimin profesional në vendin tonë. Referuar të dhënave, duket se numri i regjistrimeve në arsimin profesional në vend ka ardhur në tkurrje, duke u prekur kështu nga ritmet rënëse të shifrave të arsimit në përgjithësi, si pasojë e ndryshimeve demografike. Në vitin shkollor 2023-24 janë regjistruar në arsimin profesional 16,407 nxënës nga 16,813 që ishin në vitin paraardhës. Pra, numri i regjistrimeve ka rënë me 2.4%.
Po ashtu, në vitin shkollor 2023-24, u regjistruan në arsimin e mesëm të lartë 91,755 nxënës gjithsej, duke shënuar një ulje prej 4.3%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Duke qenë se kanë rënë regjistrimet paralelisht në të gjitha programet, analiza më e saktë do të ishte po të llogarisnim peshën që zënë regjistrimet në arsimin profesional ndaj totalit të regjistrimeve në arsimin e mesëm. Në këtë rast ky tregues shfaq një trajektore pa shumë luhatje vitet e fundit, megjithatë në vitin shkollor 2023-24 pesha e nxënësve në arsimin profesional është rritur, nga 17.5%, në 17.9%, pra me 0.4 pikë.
Në vitin 2023-24, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82.1%. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë ndjek arsimin në institucionet arsimore publike me rreth 85% të totalit.
Le të shohim nga ana tjetër si paraqiten të dhënat sa i përket regjistrimeve në programet 2-vjeçare të arsimit të lartë. Sërish të dhënat tregojnë për një rënie të numrit, por një rritje të peshës ndaj totalit të regjistrimeve në arsimin e lartë. Në vitin akademik 2023-24, numri i studentëve të regjistruar në programet 2-vjeçare ishte 6,748, me një peshë prej 5.8%, nga 5.7% dhe 5.5% që ishte në 2 vitet paraardhëse.
Sipas të dhënave në shkollat profesionale në të gjithë vendin janë përfshirë mbi 20 drejtime mësimore, dhe profile profesionale kryesisht në hoteleri-turizëm, shkenca kompjuterike, shkenca mekanike, tekstile, etj.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Rriten gjobat për ndotjen e mjedisit - Masa administrative, 30% më të larta për shkelësit. Do të “vilen” nga përmbarimi
Dy nga katër ligjet, që parashikojnë rritjen me 30% të gjobave në fushën e mjedisit janë depozituar në Kuvend për diskutim, duke qenë një hap larg miratimit.......

Katër banka firmosin garancinë sovrane - Zekja: 70% e fasonëve, gati të kapërcejnë në industri mode. Jo të gjithë do ja dalin
Qe nga miratimi i garancisë sovrane prej 4 miliardë lekësh për sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, deri më tani 4 banka kanë firmosur kontratën dhe......

Turqia gjobit “Meta” me 37.2 milionë dollarë - Sipas autoriteteve, shkak është ndarja e të dhënave!
Bordi i konkurrencës i Turqisë gjobiti Meta Platforms, me 1.2 miliardë lira (37.20 milionë dollarë) të mërkurën pasi përfundoi dy hetime të veçanta mbi ndarjen......

Fabrika më e madhe në botë për thithjen e CO2 - Ndodhet në Islandë. Mund të “kapë” 36,000 ton në vit
Kompania Climeworks ka hapur uzinën më të madhe operacionale në botë për të thithur dioksidin e karbonit nga atmosfera, me fabrikën e saj Mammoth në Islandë......

Plakja e popullsisë, një sfidë për Europën - Rritje e madhe në numër e europianëve mbi 65 vjeç deri në vitin 2100
Europianët po plaken dhe kjo do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në përbërjen dhe nevojat përkatëse të shoqërive të tyre, si dhe implikime serioze për......

Shufra ari në markete dhe makineta: Cili shtet ka nisur shitjen e floririt si të ishte një pije freskuese?
Përveç ramenit dhe salsiçeve, dyqanet e Koresë së Jugut kanë një artikull të ri popullor në menu: shufra ari. Zinxhiri më i madh i dyqaneve në vend, CU, ka......

FTX do të shlyej shumicën e detyrimeve kreditorëve të saj, gati 2 vjet pas kolapsit!
FTX thotë se pothuajse të gjithë klientët e saj do të marrin paratë e tyre mbrapsht, dy vjet pas kolapsit të saj spektakolar, dhe disa do të marrin më shumë se......

Më pak kërkesë për metalet e çmuara - Tregu i platinit përballet me mungesën më të madhe të ofertës në 10 vite
Tregu i platinit po përballet me mungesën më të madhe të ofertës në 10 vitet e fundit, pasi dërgesat nga Rusia po kthehen në normalitet dhe kërkesa industriale......