Rriten gjobat për ndotjen e mjedisit - Masa administrative, 30% më të larta për shkelësit. Do të “vilen” nga përmbarimi

Dy nga katër ligjet, që parashikojnë rritjen me 30% të gjobave në fushën e mjedisit janë depozituar në Kuvend për diskutim, duke qenë një hap larg miratimit. Sipas relacioneve që shoqërojnë projektligjet “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis” synohet që përmes penalizimeve më të rënda të ketë një përmirësim në drejtim të cilësisë së mjedisit.
Ndërkohë që, penalizimet prekin subjektet që janë të pajisur me leje mjedisi e që kanë një sërë detyrimesh në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, për shkak të aktivitetit që ata ushtrojnë.
Sipas propozimeve të reja në ligjin për cilësinë e ajrit, operatorët që disponojnë leje mjedisi të tipit A, ku futen ato aktivitete që shkaktojnë dhe ndotjen më të lartë në mjedis, masa e gjobave në rast të mosrespektimit të kushteve do të variojë nga 1.3 - 2.6 mln lekë. Për lejet mjedisore të tipit B, gjobat do të variojnë nga 390 – 650 mijë lekë.
Po ashtu, parashikohet ashpërsimi i gjovae në rast se subjektet nuk raportojnë për shkarkimin dhe transferimin e ndotësve apo dhe për shumë kundravajtje të tjera që parashikon ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”.
Ndërkaq, qeveria pret uljen me 40% e nivelit të ndotjes në zonat urbane, brenda vitit 2024 nga aplikimi i gjobave më të larta për shkelësit.
Paralelisht, ndryshimet ligjore parashikojnë kthimin e kundravajtjeve administrative në titull ekzekutiv, me qëllim mbledhjen e tyre nga zyrat e përmbarimit. Kjo masë synon të anashkalojë procedurat e ankimimit në gjykatë, duke rritur vjeljen e tyre.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Katër banka firmosin garancinë sovrane - Zekja: 70% e fasonëve, gati të kapërcejnë në industri mode. Jo të gjithë do ja dalin
Qe nga miratimi i garancisë sovrane prej 4 miliardë lekësh për sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, deri më tani 4 banka kanë firmosur kontratën dhe......

Turqia gjobit “Meta” me 37.2 milionë dollarë - Sipas autoriteteve, shkak është ndarja e të dhënave!
Bordi i konkurrencës i Turqisë gjobiti Meta Platforms, me 1.2 miliardë lira (37.20 milionë dollarë) të mërkurën pasi përfundoi dy hetime të veçanta mbi ndarjen......

Fabrika më e madhe në botë për thithjen e CO2 - Ndodhet në Islandë. Mund të “kapë” 36,000 ton në vit
Kompania Climeworks ka hapur uzinën më të madhe operacionale në botë për të thithur dioksidin e karbonit nga atmosfera, me fabrikën e saj Mammoth në Islandë......

Plakja e popullsisë, një sfidë për Europën - Rritje e madhe në numër e europianëve mbi 65 vjeç deri në vitin 2100
Europianët po plaken dhe kjo do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në përbërjen dhe nevojat përkatëse të shoqërive të tyre, si dhe implikime serioze për......

Shufra ari në markete dhe makineta: Cili shtet ka nisur shitjen e floririt si të ishte një pije freskuese?
Përveç ramenit dhe salsiçeve, dyqanet e Koresë së Jugut kanë një artikull të ri popullor në menu: shufra ari. Zinxhiri më i madh i dyqaneve në vend, CU, ka......

FTX do të shlyej shumicën e detyrimeve kreditorëve të saj, gati 2 vjet pas kolapsit!
FTX thotë se pothuajse të gjithë klientët e saj do të marrin paratë e tyre mbrapsht, dy vjet pas kolapsit të saj spektakolar, dhe disa do të marrin më shumë se......

Më pak kërkesë për metalet e çmuara - Tregu i platinit përballet me mungesën më të madhe të ofertës në 10 vite
Tregu i platinit po përballet me mungesën më të madhe të ofertës në 10 vitet e fundit, pasi dërgesat nga Rusia po kthehen në normalitet dhe kërkesa industriale......

Maqedonia e Veriut “kthen faqe” - Fitojnë opozitarët e VMRO-DPMNE. Pritet qeveria me koalicionin VLEN
Opozita e të djathtë në Maqedoninë e Veriut fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mërkurën, në një natë kur vendi ballkanik zgjodhi......