Sa vlejnë asetet natyrore të Pogradecit, Selenicës e Roskovecit - Qirjo: Të përfshihet në llogaritë kombëtare, orientim për zhvillimin

“Nëse do ta shisnim një bashki, sa do të kushtonte? Roskoveci del 259 mld lekë, Selenica 895 mld lekë sepse ka bitum dhe minerale të tjera, ndërsa Pogradeci është 13 mld euro”.
Këto vlera përfshijnë kapitalin natyror të 3 bashkive të vendit, si një vlerësim që kryhet për herë të parë në vendin tonë. Mihallaq Qirjo, i cili është një prej ekspertëve që ka kryer vlerësimin thotë se kapitali natyror janë të gjithë elementet që prodhojnë vlera dhe përfitime për njerëzit, nga uji, toka, mineralet, biodiversiteti, etj.
“Këtu nuk është vlera vetëm çfarë shet e merr përditë, por është edhe vlera potenciale që gjendet nën tokë apo mbi tokë”, - thotë Qirjo.
Sipas Qirjos kapitali natyror duhet të inventarizohet dhe të përfshihet në llogaritë kombëtare.
“Ka një diskutim mbi kapitalin natyror, që mund të futet në llogaritë kombëtare, pra të inventarizohet, të pwrllogaritet dhe të jepet llogari për të. Nëse do të futet një ditë në llogaritë kombëtare, në të ardhmen e afërt sepse vendet e tjera e kanë, ata do të jenë të detyruar që çdo vit ta rishohin kapitalin natyror dhe për vit, ndoshta të japin një lloj llogarie se përse vlera e kapitalit natyror ka shkuar poshtë dhe nuk ka shkuar lart,, si kuotat në bursë dhe çfarë duhet të bëjmë ne për të shkuar lart”, - thotë eksperti.
Paralelisht, ky vlerësim do të shërbente edhe për orientimin për zhvillimin e duhur që duhet të kenë territore apo zona të caktuara.
“Pra, jo vetëm që na vendos përpara një përgjegjësie, por edhe na tregon rrugën për të ardhmen se ku mund të ndodhë zhvillimi në këto zona”, - shprehet ai.
Kategoritë e kapitalit natyror përfshijnë burimet minerare, energjetike, ujore, bujqësinë dhe blegtorinë, pyjet dhe kullotat apo biodiversitetin.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Festohet “Dita e Evropës” edhe në Tiranë - Motoja, gjithëpërfshirja dhe të drejtat e njeriut
9 maji, Dita e Evropës shënon paqen dhe unitetin në Evropë. Në këtë datë është përvjetori i deklaratës historike të ministrit të Jashtëm francez Robert Shuman......

Cili sektor po financohet më shumë nga qeveria? - 1/3 e shpenzimeve, për mbrojtjen sociale. Më pak për çështjet ekonomike
Sipas shifrave më të fundit nga "Banka e Shqipërisë" për shpërndarjen e shpenzimeve të qeverisë sipas klasifikimit funksional, deri në muajin mars të këtij......

Sa përfitojnë dhe shpenzojnë bashkitë? - Analiza për tre bashki, vetëm 20% e buxhetit shkon për investime
Bashkitë Pogradec, Roskovec dhe Selenicë paraqesin ndryshime të rëndësishme me njëra-tjetrën sa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve që kanë dhe se sa vëmendje......

“Rritja e gjobave do të nxisë ndërgjegjësimin” - Zv.ministrja Xhembulla: Penalitete edhe për turistët
Me anë të disa nismave ligjore, të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe ajrit, Qeveria ka vendosur që të rrisë me 30 për qind nivelin e gjobave për......

Më shumë interes për arsimin profesional - Bie numri i regjistrimeve, por rritet pesha kundrejt arsimit të mesëm në total
Arsimi dhe formimi profesional padyshim që prodhon forcën punëtore të së ardhmes dhe mund të themi se luan një rol kyç në gjenerimin e punësimit, në rritjen......

Rriten gjobat për ndotjen e mjedisit - Masa administrative, 30% më të larta për shkelësit. Do të “vilen” nga përmbarimi
Dy nga katër ligjet, që parashikojnë rritjen me 30% të gjobave në fushën e mjedisit janë depozituar në Kuvend për diskutim, duke qenë një hap larg miratimit.......

Katër banka firmosin garancinë sovrane - Zekja: 70% e fasonëve, gati të kapërcejnë në industri mode. Jo të gjithë do ja dalin
Qe nga miratimi i garancisë sovrane prej 4 miliardë lekësh për sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, deri më tani 4 banka kanë firmosur kontratën dhe......

Turqia gjobit “Meta” me 37.2 milionë dollarë - Sipas autoriteteve, shkak është ndarja e të dhënave!
Bordi i konkurrencës i Turqisë gjobiti Meta Platforms, me 1.2 miliardë lira (37.20 milionë dollarë) të mërkurën pasi përfundoi dy hetime të veçanta mbi ndarjen......