Bota Postuar më 9 Maj 2024, 17:15

Uragane, stuhi të nxehti, rritje e nivelit të deteve. Pasojat që po sjell nxehtësia në oqeane

Nga SCAN TV
Uragane, stuhi të nxehti, rritje e nivelit të deteve. Pasojat që

Temperaturat rekord të oqeaneve japin sinjale se detet po ngrohen më shpejt nga sa pritej dhe ndikimet do të ndihen edhe më shumë, që nga akujt polarë e deri në qytetet bregdetare përgjatë globit.

Oqeanet e botës janë si një ‘bateri’ me madhësinë e një planeti: ato thithin sasi të mëdha nxehtësie, e cila më pas lëshohet ngadalë. Deri më tani, oqeanet tanë kanë përthithur mbi 90% të nxehtësisë së bllokuar në atmosferën e Tokës, duke rritur emetimet e gazeve serrë. Por kohët e fundit, shkalla e ngrohjes së tyre ka qenë dramatike.

Çdo ditë që nga marsi i vitit 2023, temperaturat globale të sipërfaqes së oqeanit kanë vendosur rekorde të reja për temperaturën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Në 47 prej atyre ditëve, temperaturat kanë tejkaluar gjithashtu nivelet e mëparshme me diferencën më të madhe të parë në epokën e satelitëve, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.

Dy faktorë janë kryesisht përgjegjës për nxehtësinë rekord të oqeaneve në vitin e kaluar, thotë Michael McPhaden, një oqeanograf në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (Noaa) në SHBA. I pari është përqendrimi gjithnjë në rritje i gazit serrë në atmosferë. Ndërsa i dyti ishte eventi El Niño i vitit 2023, në të cilin ujërat sipërfaqësore më të ngrohta se mesatarja në Oqeanin Paqësor çuan në rritjen e avullimit - dhe rrjedhimisht në një transferim të madh të nxehtësisë në atmosferë.

Veçanërisht shqetësues në vitin 2024 do të jetë potenciali për më shumë uragane aktive. Eventi i fundit El Niño së shpejti mund të kalojë në një fazë të re që quhet La Niña, e cila favorizon formimin e stuhive intensive dhe të shpeshta në Atlantikun verior në brigjet e Afrikës. Duke shtuar temperaturat e larta të sipërfaqes së deteve që transferojnë më shumë energji në ato stuhi, sezoni i uraganeve rrezikon të jetë një nga më aktivët e regjistruar ndonjëherë.

Marrë me shkurtime nga BBC/ Përshtati në shqip:SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat