“Punëtorët e huaj kërkojnë pagë 600-1200 euro” - Jaka, sipërmarrësve: Duhet të investoni në kualifikim!

Kërkesën e tregut vendas për fuqi punëtore dhe sidomos në industrinë turistike dhe atë fason, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka për SCAN tv e ka cilësuar të domosdoshme për t’i rekrutuar.
Jaka ka qënë pjesë e delegacionit në Filipine ku janë bërë negociata për rreth 40 mijë punëtorë të kualifikuar, ku është kërkuar garanci juridike për kontratat.
Sipas tij, qeveria e Filipines ka kërkuar për punonjësit e saj pagë minimale 500-600 euro për nivelet më të ulëta, ndërsa për ato më të larta, dyfish.
“Ata duan një garanci juridike dhe kanë kërkesë për pagën minimale. Nuk pretendohet që punonjësit nga Filipinet të vijnë në Shqipëri dhe të punojnë me një pagë më pak se 500-600 euro neto. Dhe kjo është një thirrje për sipërmarrjet shqiptare që të provojnë edhe burimet tona, në mënyrë që të ofrojnë pagën e duhur, të bëjnë kualifikimin dhe të shohin mundësinë e rekrutimit dhe përfshirjes së tyre. Pra, këto janë kriteret që qeveria e Filipines vuri përballë delegacionit, pra kërkojmë siguri juridike për kontratat dhe ndërkohë pagë minimale të paktën 600 euro për punët fillestare, ndërsa ato me nivel të lartë si inxhinierë, teknikë etj, ajo është kërkuar dyfish”- thotë Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Jaka i ka bërë thirrje sipërmarrjes që të investojë në kualifikim, pasi paga nuk krijon kosto.
“Bisedat e filluara në Filipine të konkretizohen me lajmin e sapo dhënë, në mënyrë që sipërmarrja private të ketë dhe mundësitë e zgjedhjes së kapitalit human dhe rekrutimin e tyre. Zgjedhja është e dyfishtë, nga njëra anë t’i bëjmë një thirrje kapitalit human që të jetë profesional dhe i kualifikuar dhe nga ana tjetër i bëj thirrje gjithë sipërmarrjes shqiptare, shikoni me kujdes trajtimin me integritetin e duhur dhe me pagën e duhur të kapitalit human. Paga nuk është problem, kulifikimi krijon kosto”- shton kreu i Dhomës së tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka.
Por pse u hoq dorë nga Sri Lanka, punëtorët nga Bangladeshi e disa vende të tjera?
“Edhe Bangladeshi është bërë provë, edhe Indonezia dhe shumë vende të tjera si Sri Lanka e shumë shtete të tjera, por realisht kanë qëlluar jo rentabël. Jo vetëm që ishin jo në nivelin e duhur nga ana profesionale, por janë pothuajse “vëllezrit” shqiptarë, dembela dhe ata”, ka thënë Jaka.
Marrëveshja edhe pse nuk është konfirmuar ende për ardhjen e kësaj fuqie punëtore, pritet të finalizohet në muajin qershor.
Alida Lula /SCAN
Sondazh

Euro nën 100 lekë? Efektet zinxhir dhe cila është zgjidhja - Civici: Qeveria të marrë hua në tregun e brendshëm
Presioni ndaj euros dhe forcimit të lekut do të rritet edhe në vijim, pasi është efekt strukturor i krijuar nga shumë faktorë që po japin një eukilibër të ri......

800 mijë turistë “mësyjnë” Shqipërinë në prill – Rama: Në 4 muaj numri i vizitorëve u rrit me 38 %
Pavarësisht luhatjeve të motit, muaji prill ka regjistruar një fluks prej rreth 800 mijë turistësh të huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë. Ashtu sikurse......

Sa vlejnë asetet natyrore të Pogradecit, Selenicës e Roskovecit - Qirjo: Të përfshihet në llogaritë kombëtare, orientim për zhvillimin
“Nëse do ta shisnim një bashki, sa do të kushtonte? Roskoveci del 259 mld lekë, Selenica 895 mld lekë sepse ka bitum dhe minerale të tjera, ndërsa Pogradeci......

Festohet “Dita e Evropës” edhe në Tiranë - Motoja, gjithëpërfshirja dhe të drejtat e njeriut
9 maji, Dita e Evropës shënon paqen dhe unitetin në Evropë. Në këtë datë është përvjetori i deklaratës historike të ministrit të Jashtëm francez Robert Shuman......

Cili sektor po financohet më shumë nga qeveria? - 1/3 e shpenzimeve, për mbrojtjen sociale. Më pak për çështjet ekonomike
Sipas shifrave më të fundit nga "Banka e Shqipërisë" për shpërndarjen e shpenzimeve të qeverisë sipas klasifikimit funksional, deri në muajin mars të këtij......

Sa përfitojnë dhe shpenzojnë bashkitë? - Analiza për tre bashki, vetëm 20% e buxhetit shkon për investime
Bashkitë Pogradec, Roskovec dhe Selenicë paraqesin ndryshime të rëndësishme me njëra-tjetrën sa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve që kanë dhe se sa vëmendje......

“Rritja e gjobave do të nxisë ndërgjegjësimin” - Zv.ministrja Xhembulla: Penalitete edhe për turistët
Me anë të disa nismave ligjore, të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe ajrit, Qeveria ka vendosur që të rrisë me 30 për qind nivelin e gjobave për......

Më shumë interes për arsimin profesional - Bie numri i regjistrimeve, por rritet pesha kundrejt arsimit të mesëm në total
Arsimi dhe formimi profesional padyshim që prodhon forcën punëtore të së ardhmes dhe mund të themi se luan një rol kyç në gjenerimin e punësimit, në rritjen......