Shqipëria Postuar më 10 Maj 2024, 12:31

“DURANA Tech Park”, Ibrahimaj: Hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik

Nga SCAN TV
“DURANA Tech Park”, Ibrahimaj: Hapësirë për inovacion

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, lançoi thirrjen e parë për “DURANA Tech Park”, parkun e parë teknologjik në Shqipëri.

Në këtë takim me grupet e interesit, ishte e pranishme ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, drejtoresha e AIC, Elira Kokona dhe zv. ministrat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Endrit Yzeiraj dhe Sokol Duma.

“Prezantimi i “DURANA Tech Park”, teknoparku i parë i cili do të jetë një hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik në Shqipëri, për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Në këtë takim proaktiv me grupet e interesit, bashkë me Drejtoreshën e Përgjithshme të AIC, Elira Kokona dhe zv. Ministrat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Yzeiraj dhe Duma, përçuam një thirrje drejtuar bizneseve, që ta përdorin këtë instrument në shërbim të nevojave të tyre për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri më të lartë.

Thirrja është e hapur, ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë. Së bashku synojmë të zgjerojmë këtë nismë duke e shtrirë në zona të tjera në vend”, deklaron Ibrahimaj.

““DURANA Tech Park”, është teknoparku i parë i cili do të jetë një hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik në Shqipëri, për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......