Bota Postuar më 10 Maj 2024, 11:14

Printeri 3D mund të ndërtojë një shtëpi për 3 ditë - Makineria më e madhe në botë, prezantohet në SHBA

Nga SCAN TV
Printeri 3D mund të ndërtojë një shtëpi për 3

Universiteti i Maine në Shtetet e Bashkuara prezantoi printerin më të mëdh në botë 3D prej polimeri. Printeri i ri i quajtur Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0) mund të printojë objekte deri në 30 metra të gjata, 10 metra të gjera dhe 5.5 metra të larta.

Është gjithashtu i shpejtë sepse ka mundësi të prodhojë deri në 226 kilogram në orë.

Teknikat e printimit ndryshojnë në mënyrë dinamike, për t’ju përshtatur aspekteve të ndryshme të punëve komplekse.

Ky printer është fjala e fundit e teknologjisë dhe është unik në mënyrën se si u përshtatet industrive duke filluar nga ndërtimi i shtëpive, i infrastrukturave apo zhvillimi i makinerive ushtarake.

FoF 1.0 ka një printer simotër në kampusin e universitetit të Maine i cili mbante rekordin si printeri më i madh 3D në botë. Është përdorur për të ndërtuar një shtëpi 55 metër katror.

Universiteti i Maine në sfidë me veten e theu rekordin botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Shpikja e jashtëzakonshme e zbuluar në Universitetin e Maine është katër herë më e madhe se e para dhe e aftë për të printuar objekte gjithnjë e më të fuqishme. Kjo përfshin shkallëzimin e teknologjisë të printuar 3D duke përdorur materiale natyrale për të demonstruar përfundimisht se si lagjet e printuara do të duken në përfundim.

Sipas autoriteteve, qëllimi është ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit do donin të jetonin.

Polimerët termoplastikë nxirren nga kjo “Fabrikë e së Ardhmes”. Ekspertët kanë kombinuar operacionet e robotikës me sensorë të rinj, informatikë me performancë të lartë dhe inteligjencë artificiale.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D.

Adelina Onuzi/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......