“Lamtumirë” El Nino! - Pritet të zëvendësohet nga La Nina

Fenomeni i motit El Nino do të përfundojë në qershor të këtij viti, ndërkaq ekziston mundësia që përgjatë gjysmës së dytë të vitit, të zëvendësohet nga fenomeni La Nina, sipas nje meteorologu të qeverisë amerikane.
Bazuar në parashikimin mujor të Qendrës së Parashikimit të Klimës së Shërbimit të Motit, mundësitë që “La Nina” të ndodhë arrijnë në 49%. E gjitha kjo pritet të zhvillohet përgjatë periudhës qershor-gusht, duke u rritur më pas në 69% gjatë periudhës korrik-shtator.
Këto ndryshime meteorologjike janë të rëndësishme për shkak se cikli mes tyre mund të shkaktojë zjarre, ciklone tropikale dhe thatësira të zgjatura, të cilat janë jetike për fermerët në mbarë botën.
Më parë, në Amerikën Latine, ato kanë prekur të korrat si gruri, soja dhe misri, duke dëmtuar ekonomitë rajonale që shpesh varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga bujqësia.
Vitin e kaluar, moti i nxehtë dhe i thatë në Azi përgjatë fenomenit “El Nino” bëri që furnizuesi kryesor i orizit në Indi të kufizonte eksportet, ndërkohë që edhe prodhimi i grurit në Australi pësoi një goditje.
Sakaq shirat më të dendura në pjesë të Amerikës bënë që të rriten perspektivat e prodhimit të fermave në Argjentinë dhe në zonat jugore të SHBA-së.
Ky modeli i plotë i motit që përfshin El Nino, La Nina dhe një fazë neutrale zakonisht zgjat nga dy deri në shtatë vjet.
Ekspertët kanë kanë paralajmëruar se kombet e Amerikës Latine duhet të jenë në gatishmëri të lartë pasi një kalim i shpejtë në La Nina këtë herë mund t'ju ndikojë negativisht, duke ju lënë popullatës dhe të korrave pak kohë për t'u rikuperuar.
Në një lajmërim të bërë muajin e kaluar, Byroja e motit të Australisë tha se ngjarja El Nino ka përfunduar.
Sipas ekspertëve “La Nina” ka të ngjarë të ndikojë në prodhimin e grurit dhe misrit në SHBA, dhe të sojës, elbit, grurit dhe misrit në Amerikën Latine, duke përfshirë Brazilin, Argjentinën dhe Uruguain.
Fenomeni i motit është i lidhur me thatësira afatgjata në të gjithë rajonin e Amerikës, duke shkaktuar cilësi të dobët të të korrave dhe një rënie të rendimentit mesatar, duke ndikuar në përkeqësimin e furnizimit global.
Adelina Onuzi/SCAN
Sondazh

A po e përdor Kina Hungarinë si një urë të rëndësishme në pushtimin e tregjeve europiane?
Presidenti kinez ka mbërritur në Budapest të mërkurën vonë, në ndalesën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij europiane. Gjatë qëndrimit të tij treditor,......

Ambiciet e aluminit të gjelbër të Kinës goditen nga shirat dhe ndërprerje të energjisë!
Reshjet e çrregullta në jugperëndim të Kinës po dëmtojnë një shtytje shumë miliarda dollarësh për të gjelbëruar një industri alumini që përbën pothuajse 60% të......

Izraeli do të marrë miliarda dollarë më shumë armë amerikane, pavarësisht pauzës së Biden!
Armët me vlerë miliarda dollarë amerikanë mbeten në pritje për Izraelin, pavarësisht vonesës së një dërgese bombash dhe rishikimit të të tjerave nga......

Kanadaja gjobit Binance me 4.38 mln USD - Akuzohet për shkelje të ligjeve të pastrimit të parave
Agjencia kanadeze kundër pastrimit të parave deklaroi se kishte vendosur një gjobë prej afro 4.38 milionë dollarë ndaj platformës se tregtimit të......

Pse kompanitë europiane në Kinë e kanë më të vështirë të fitojnë para në vend?
Sipas një sondazhi të publikuar të premten nga Dhoma e Tregtisë e BE-së në Kinë, kompanitë evropiane në Kinë e kanë më të vështirë të fitojnë para në vend pasi......

Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore – Paundi rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.1 lekë dhe duke u shitur me 94.1 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit......

Borxhi global në nivel rekord - Ekspertët bëjnë thirrje për shpenzime të përmbajtura!
Borxhi global u rrit me rreth 1.3 trilion dollarë (1.2 trilionë euro) në tre muajt e parë të këtij viti, duke arritur një rekord të ri prej 315 trilionë......

Uragane, stuhi të nxehti, rritje e nivelit të deteve. Pasojat që po sjell nxehtësia në oqeane
Temperaturat rekord të oqeaneve japin sinjale se detet po ngrohen më shpejt nga sa pritej dhe ndikimet do të ndihen edhe më shumë, që nga akujt polarë e deri......