Shqipëria Postuar më 10 Maj 2024, 12:40

Kreditë me probleme vijojnë tendencat rënëse - Në mars arritën në 4.64%, niveli më i ulët në 10 vite

Nga SCAN TV
Kreditë me probleme vijojnë tendencat rënëse - Në mars

Portofoli i huave me probleme është përmirësuar edhe në muajin mars të këtij viti. Huatë me probleme ndaj totalit arritën në 4.64%, niveli më i ulët ky në 10 vitet e fundit.

Ecuria e kredive me probleme gjatë muajit mars të vitit aktual ishte ndjeshëm më e mirë se pritshmëritë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në muajin e tretë të këtij viti huatë me probleme ndaj totalit arritën në 4,64% ndërkohë që në muajin shkurt ishin në nivelin e 4.69%.

Ndërkaq, nuk mund të themi të njëjtën gjë për treguesin e huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator i cili shënoi një rritje të lehtë mujore duke u regjistruar në 5.67% të totalit, nga 5.58% që ishte  në shkurt. Edhe huatë me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner kanë ndjekur një trajektore rritëse duke arritur në 5.34% të totalit në mars, kundrejt 5,18% që regjistruan një muaj më parë.

Ndërkohë gjatë vitit të kaluar niveli i këtyre huave është luhatur në intervalin e mbi  5% duke arritur një maksimum prej 5,3% në muajin gusht. Por cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar gjatë  fundit të vitit 2023 dhe ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti duke rrëzuar pritshmëritë fillestare sipas të cilave inflacioni dhe rritja në nivele rekord e normës bazë të interesit do të rriste nivelin e kredive me probleme.

Theksojmë se gjatë tremujorit të parë të vitit 2024 bankat treguan një kujdes të shtuar në miratimin e kredive. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe pati një edhe ndryshim të sjelljes së biznseve dhe të individëve, të cilët u orientuan fort nga kreditimi në lekë, kundrejt huave në monedhën e përbashkët evropiane kjo nisur nga kushtet e tregut të brendshëm valutor.

Armela Duka/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......