Shqipëria Postuar më 10 Maj 2024, 12:37

Tenderët për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës - Mbyllet pa ankesa faza e dorëzimit të ofertave për punimet në 5 km e parë

Nga SCAN TV
Tenderët për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës -

Procedurat tenderuese për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës janë mbyllur pa ankesa nga operatorët ekonomikë, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave. Dy tenderët për zgjerimin e këtij aksi rrugor në 5 km e parë, duke nisur nga Tirana deri në mbikalimin e Rinasit, u hapën në fillim të muajit prill.

Ndërkohë që, kompanitë e interesuara mund të dorëzonin dokumentacionin deri në datën 8 maj.  Pas kalimit të kësaj faze, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar do të duhet të shpallë kompanitë fituese për kryerjen e punimeve e nëse edhe kjo fazë kalon pa ankesa, i hapet rrugë nënshkrimit të kontratës dhe nisjes së punimeve.

Në dokumentet e tenderit specifikohet se punimet për zgjerimin e kësaj autostrade parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Paralelisht, është specifikuar se pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 - 140 km/h.

Dy tenderët për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor për qarkullimin e automjeteve, në 5 km e parë kanë një fond limit totale prej 3.33 mld lekë, teksa autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.

Ndërhyrja në këtë aks rrugor synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta. Kjo jo vetëm për qytetarët, por edhe për binzeset që operojnë përgjatë saj.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat