Shqipëria Postuar më 10 Maj 2024, 12:38

Sektori i bimëve mjekësore në "ditë të këqija"/Denaj: Gati garancia sovrane.

Nga SCAN TV
Sektori i bimëve mjekësore në "ditë të

Fermerë, grumbullues dhe eksportues të bimëve aromatiko- mjekësore kanë zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm për shkak të situatës në të cilën ndodhet industria, ku përveç kursit të këmbimit, humbjes së kontratave dhe rënies së eksporteve,  përdorimi pa kriter i pesticideve ka bërë që vlera e produkteve të kthyera në kufi të arrijë në 10 milionë euro. Për këtë arsye kërkohet ndihmë nga qeveria  si dhe më shumë ndërgjegjësim për fermerët.

“Problem i madh është përdorimi i pesticideve. Ushtroni kontrolle sepse po na shkatërrohet ky biznes”. “Vlera e produkteve që vjen si pasojë e pesticideve kalon mbi 10 milionë euro, janë produkte që kthehen në kufi dhe mbi të gjitha shkatërrohet imazhi ynë. Duhen më shumë trajnime për bimët helmuese, kemi mungesë të fuqisë punëtore, mungesë të mekanizimit. Konkurrentët tanë po ecin me shpejtësi. Në takim ishte e pranishme edhe Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e cila theksoi se nga 1 korriku për këtë sektor do të vendoset në dispozicion një garanci sovrane. Ministrja nënvizoi se bizneset duhet të shohin mundësi të reja eksporti siç janë vendet e lindjes, pasi sipas saj Arabia Saudite ka shfaqur shumë interes. “Garanci sovrane për sektorin e bujqësisë sa i takon investimeve, për ti ardhur në ndihmë duke filluar nga Korriku, për të gjitha bizneset që duan të investojnë në përpunim dhe dhoma tharje. Duhet të orientohemi për kontrata drejt lindjes, jo vetëm perëndimit. Arabia Saudite ka interes të shtuar drejt këtij produkti. Duhet të zgjerojmë networkun”. Ministrja nënvizoi gjithashtu se këtij sektori po i kushtohet vëmendje edhe përmes skemës kombëtare, ku mbështetja totale për këtë vit pritet të arrijë deri në 55 milionë euro. Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat