“Shqiptarët kanë besim tek bankat!” RCC: Renditemi mes vendeve me besueshmërinë më të lartë. Serbia, skeptike

Pavarësisht perceptimeve mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me bankat, të dhënat e Barometrit të Ballkanit së fundmi japin një panoramë interesante.
Shqipëria duke se shfaq një nivel të lartë besimi në bankat e vendit, sipas Anketës së Opinionit Publik të Barometrit të Ballkanit për vitin 2025. Sipas të dhënave rreth 47% e të anketuarve shqiptarë raportuan një “besim të madh” në sistemin bankar, ndërsa 30% shprehën një besim të konsiderueshëm. Vetëm 10% e qytetarëve thanë se nuk kishin aspak besim, duke treguar një klimë të qëndrueshme besimi ndaj institucioneve financiare.
Kur krahasohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet ndër vendet me performancë pozitive. Maqedonia e Veriut ka një normë pak më të lartë me 52% të të anketuarve që treguan besim të madh. Kosova ka një mesatare të ngjashme me Shqipërinë me 45% që shprehën besim të madh.
Në anën tjetër, vendet si Serbia dhe Mali i Zi raportuan nivele më të ulëta besimi, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina shfaq një profil të ndryshëm, ku shumica e qytetarëve kanë besim të moderuar. Ky krahasim tregon se Shqipëria mbetet mes vendeve më të besueshme të rajonit në lidhje me sistemin bankar, duke reflektuar një stabilitet dhe besueshmëri të konsiderueshme për qytetarët.
Edicioni i vitit 2025 i Anketës së Opinionit Publik të Barometrit të Ballkanit u krye duke përdorur një qasje kërkimore sasiore dhe përbëhej nga një total prej 39 pyetjesh, duke përfshirë pyetjet demografike. Anketa e Opinionit Publik u krye me të paktën N=1,000 të anketuar të moshës 18+ në secilën prej ekonomive të BP6, me një total prej 6,012 të anketuarish për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Tarifat e mbetjeve, sipas sasisë që hedhim - Parimi “Paguaj sipas hedhjes” do të aplikohet për familjet dhe bizneset
Programi Kombëtar i Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve parashikon zbatimin e parimit “Paguaj sipas hedhjes” (Pay as You Throw – PAYT), që ofron nxitje......
SME-të shqiptare drejt tregjeve të huaja, çfarë u mungon? - Sefa: Programet ekzistojnë, por mbështetja mbetet e pamjaftueshme
Ndërkombëtarizimi i bizneseve të vogla dhe të mesme mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare, ndërsa mbështetja institucionale shihet ende si e......
Doganat, shërbim 24 orë gjatë festave të fundvitit - Shmangen radhët në pikat kufitare për qytetarët dhe bizneset
Festat e fundvitit shpesh shoqëroren edhe me radhë të gjata në pikat kufitare, për shkak të emigrantëve që zgjedhin të festojnë këtë periudhë pranë familjeve......
Shkup, Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe vendosmëri për avancimin e rrugëtimit europian
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm u prit nga ......
“EuroAgro Albania, platforma e fermerëve” - Rama: Nuk është faqe e re interneti, por instrument i rëndësishëm për sektorin
“EuroAgro Albania 2025-2030”, është platforma e re që u lançua sot nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë Andis Salla, në një takim me fermerët.......
Kosova shkon në zgjedhje më 28 dhjetor - Ndërsa bllokimi politik kërcënon fondet jetike. Analiza e Reuters
Kosova do të mbajë zgjedhjet më 28 dhjetor pas një ngërçi politik njëvjeçar që çoi në shpërbërjen e parlamentit dhe la një boshllëk prej 1 miliard euro në......
“Bonus për familjet me ndihmë ekonomike” - Akt normativ për ndryshimet në buxhet, 150 mln euro shtesë në fondin e pensioneve
Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të fundit të vitit, me ndryshime në buxhetin 2025 që prekin drejtpërdrejt shtresat në nevojë, fermerët,......
Berati kryeson për emigracionin, ndjekin Vlora dhe Lezha/ Anketa e BB dhe INSTAT: Jugu dhe veriu, në krye. Tirana, me nivel më të ulët
Emigracioni mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme që ka formësuar shoqërinë shqiptare gjatë dekadave të fundit. Rezultatet e Anketës së Migracionit të......





