Shqipëria Postuar më 22 Dhjetor 2025, 11:38

Shkup, Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe vendosmëri për avancimin e rrugëtimit europian

Nga SCAN TV

Shkup, Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm u prit nga  Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski.

Spiropali tha se "me kolegun Timčo Mucunski bashkëndajmë vizionin, perspektivën dhe vendosmërinë e përbashkët për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE".

Spiropali theksoi se "bashkë me Maqedoninë e Veriut, Italinë, Bullgarinë dhe Rumaninë na pret një punë e mirë për projektin strategjik të Korridorit të VIII-të."

"Forumi i parë që do të mbahet në Tiranë në shkurt të 2026, do të institucionalizojë më tej bashkëpunimin pesëpalësh për këtë projekt që i shërben sigurisë Euro-Atlantike, transformimit dhe zhvillimit të qendrueshëm ekonomik në rajon e më gjerë", tha Spiropali.

Ministri Mucunski deklaroi se thellimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dy vende partnere dhe aleatë në NATO, i shërben në vetvete përparimit të të gjithë rajonit tonë.

Spiropali do të pritet gjatë ditës nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi.

Ministrja Spiropali do të theksojë përgjatë kësaj vizite rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe e rajonale.

Shqipëria 22 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje gjatë fundjavës duke humbur pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 81.8 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat