Sa shqiptarë jetojnë në Amerikë? New York “zemra” e diasporës me numrin më të lartë të emigrantëve

Mbi 200 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA dhe dhjetëra mijëra të tjerë në Kanada, duke e bërë diasporën një faktor të rëndësishëm demografik dhe social. Sipas të dhënave të Anketës së Komunitetit Amerikan (ACS) për vitin 2023, diaspora shqiptare në SHBA ndahet në dy grupe kryesore. Gjenerata e parë përfshin emigrantët e lindur në Shqipëri, ndërsa gjenerata e dytë përbëhet nga banorë të SHBA-së që nuk kanë lindur në Shqipëri, por kanë prejardhje shqiptare dhe janë vetëdeklaruar si të tillë. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 në SHBA jetonin rreth 94 mijë shqiptarë të gjeneratës së parë dhe 111 mijë të gjeneratës së dytë, duke e çuar numrin total në afro 206 mijë shqiptarë.
Analiza e periudhës së emigrimit tregon se rreth 95% e shqiptarëve të gjeneratës së parë kanë emigruar pas viteve 1990. Në këtë grup, femrat përfaqësojnë 50.7% të emigrantëve, ndërsa në gjeneratën e dytë ato përbëjnë 48.2%. Gjenerata e dytë rezulton të ketë një moshë mesatare më të re, 31.8 vjeç, krahasuar me 44 vjeç për gjeneratën e parë.
Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, shqiptarët në SHBA janë të përqendruar kryesisht në disa shtete. Rreth 54 mijë shqiptarë jetojnë në New York, duke përbërë komunitetin më të madh, të ndjekur nga Michigan me 26 mijë shqiptarë, Massachusetts me afro 17 mijë, Florida me 16 mijë dhe Illinois me 14 mijë shqiptarë.
Në aspektin ekonomik, të dyja gjeneratat shfaqin norma të larta punësimi. Sipas të dhënave për vitin 2023, vetëm 3.3% e shqiptarëve në SHBA rezultojnë të papunë, ndërsa 22.6% nuk janë pjesë e forcës së punës dhe 20.2% janë nën moshën 16 vjeç.
Këto të dhëna tregojnë se diaspora shqiptare në SHBA jo vetëm që është e konsoliduar, por vijon të zgjerohet përmes brezave, duke mbetur një pjesë e rëndësishme e pranisë shqiptare jashtë Europës.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e diasporës shqiptare ndodhet në Kanada. Shqiptarët filluan të migrojnë në këtë vend pas vitit 1990, duke përfituar kryesisht nga programet e migrimit për specialistë të kualifikuar. Sipas statistikave, në Kanada jetojnë rreth 17 mijë shtetas shqiptarë të lindur në Shqipëri, ndërsa afro 41 mijë persona janë vetëdeklaruar si shqiptarë nga ana etnike.
Së fundmi, fluturimi inaugurues nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt Kanadasë pritet të realizohet më 19 qershor 2026, ndërsa operimet do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.
Linja e re ajrore i përgjigjet kërkesës në rritje për fluturime direkte jo vetëm mes Shqipërisë dhe Kanadasë, por edhe për komunitetet e rajonit. Vlerësohet se rreth 60 mijë pasagjerë në vit udhëtojnë në këtë drejtim, kryesisht për arsye turizmi, vizita familjare dhe nevoja të diasporës. Në Kanada jeton një komunitet i gjerë i diasporës shqiptare dhe asaj rajonale, i cili prej vitesh ka pasur nevojë për një lidhje ajrore direkte me Shqipërinë.
World's largest nuclear power plant restarts - Japan takes final step 15 years after Fukushima
Japan took the final step to allow the world's largest nuclear power plant to resume operations with a regional vote on Monday, a crucial moment in the......
How has this week started for foreign currencies?
The US dollar has suffered a decline over the weekend, losing points from last week as it was bought this morning at 81.8 lek and sold at 82.8 lek according......
Britons feel tax hike - As economy slows. GDP expanded by just 0.1%
British households saved less in the July-September period this year as they felt the hit from higher taxes, but still increased their spending, according to......
State Police, plan of measures for the end-of-year holidays - Increased checks and patrols throughout the country
The State Police has taken increased security measures throughout the country, with the aim of guaranteeing public order and safety during the year-end......
Impact of tariffs on Germany - Auto exports hit hard
German car exports to the United States fell by almost 14% in the first 9 months of 2025, making it the hardest-hit branch of German industry in President......
China "targets" the EU again - imposes temporary tariffs on dairy products
China will impose temporary tariffs of 21.9% to 42.7% on certain dairy products imported from the European Union starting December 23, following an......
335 billion lek debt matures in 2026 - 12-month bills and bonds carry the main weight of repayments during the year
During 2026, the Albanian government faces a significant volume of maturing domestic debt. According to official data, total debt payments maturing during......
North Macedonia, smoking causes 4,000 deaths each year - About 40% of the population are active consumers, only 5% quit
Macedonia loses about 4,000 lives each year as a result of smoking or its products. The number of active smokers in the country is 40.4 percent of the......



