Nga Zvicra dhe Holanda, tek Turqia e Italia/ Si ndryshoi harta e parave të huaja në Shqipëri përgjatë një dekade?
Gjatë dhjetë viteve të fundit, investimet e huaja direkte në vend kanë kaluar një transformim të dukshëm si në sasi, ashtu edhe në strukturë. Në vitin 2014, flukset e kapitalit nga jashtë arrinin rreth 869 milionë euro, ndërsa në fund të vitit 2024 ato u ngjitën në mbi 1.5 miliardë euro. Investimet janë rritur me mbi 80% gjatë dekadës, që përkthehet në një rritje mesatare vjetore rreth 6%. Megjithatë, sipas analizës së “Scan Intel”, përveç rritjes së thjeshtë numerike, dekada e fundit ka treguar një zhvendosje të qartë të profilit të këtyre investimeve, si në drejtim të vendeve investitore, ashtu edhe të sektorëve ku kapitali është përqendruar.
Në fillim të periudhës, panorama dominohej nga vende si Greqia, Holanda, Zvicra dhe Turqia, të cilat mbanin peshën kryesore të flukseve. Me kalimin e viteve, roli i tyre u transformua ndjeshëm. Italia, për shembull, u shfaq si një aktor gjithnjë e më i rëndësishëm, sidomos pas vitit 2020, duke shënuar rritje të qëndrueshme. Një tjetër surprizë ishte Kosova, e cila nga një burim thuajse i papërfillshëm në vitin 2014-të u shndërrua në një investitor me rëndësi, duke injektuar mbi 95 milionë euro në vitin 2024. Turqia dhe Gjermania gjithashtu rritën ndjeshëm praninë e tyre në vitet e fundit, duke sjellë kapital të ri sidomos në periudhën 2023-2024. Ndërkohë, Greqia humbi rolin që kishte në fillim të dekadës, ndërsa Holanda mbeti një qendër tradicionale e kanalizimit të kapitalit global, megjithëse me luhatje të mëdha nga viti në vit.
Nëse panorama sipas origjinës ka ndryshuar, po aq domethënës është transformimi sipas sektorëve ekonomikë. Deri në mesin e dekadës, industria nxjerrëse dhe energjia elektrike mbanin peshën kryesore, duke përthithur projekte gjigante që shpesh shpjegonin kulmet e pazakonta të IHD-ve. Këto sektorë mbetën të rëndësishëm, por pas vitit 2020 u vu re një zhvendosje e qartë drejt aktiviteteve më të qëndrueshme dhe afatgjata. Pasuritë e paluajtshme, për shembull, nga një sektor me peshë modeste prej 50 milionë eurosh në vitin 2014, u rritën në gati 380 milionë euro në 2024, duke reflektuar bum-in e tregut imobiliar dhe besimin e investitorëve të huaj në këtë fushë. Shërbimet financiare e sigurimi ndoqën një rrugë të ngjashme, duke kaluar nga nivele të ulëta në mbi 280 milionë euro në fund të periudhës, çka tregon një thellim të sektorit financiar vendas nën ndikimin e kapitalit të huaj. Një tjetër zhvillim me peshë është industria përpunuese, e cila megjithëse fillimisht pëërbënte vetëm 37 milionë euro investime në vit, u ngjit në mbi 170 milionë euro në 2024, duke sinjalizuar një orientim të ri drejt prodhimit dhe krijimit të vlerës së shtuar.
Ky diversifikim sektorial nuk e zbeh rëndësinë e industrisë nxjerrëse apo energjisë, të cilat mbeten shtylla kryesore, por tregon se investimet nuk kufizohen më vetëm tek burimet natyrore apo projektet e mëdha të vetme.
Në terma gjeografikë, lidhja me fqinjësinë rajonale është forcuar ndjeshëm. Italia, Kosova dhe Turqia nuk janë vetëm partnerë tregtarë, por gjithnjë e më shumë edhe investitorë aktivë, duke sjellë kapital që lidhet drejtpërdrejt me integrimin ekonomik të rajonit.

Trump paralajmëron shkurtime masive - Mbyllja e qeverisë rrezikon shumë punonjës federalë dhe projekte
Presidenti amerikan Donald Trump tha se punonjësit federalë mund të pushohen nga puna dhe projektet të pezullohen nëse mbyllja e qeverisë vazhdon. Ai......

Çfarë parashikon reforma e re e tokës? - Hapet “drita jeshile”. Nga pronësia, tek kontrolli mbi degradimin
Problemet me pronësinë mbi tokën dhe fragmentimin e saj pritet të marrin zgjidhje. Komiteti Ndërministror i ngritur me qëllim avancimin e Reformës së......

Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit - Cilat janë shërbimet më të përdorura nga qytetarët dhe bizneset?
Gjatë muajit shtator janë kryer mbi 820.000 aplikime në pesë shërbimet më të përdorura në platformën shtetërore digjitale e-Albania. Nga këto, 295 mijë janë......

Karriera që nis nga bankat e shkollës - Ekspertja: Arsimi dual po përgatit breza më afër tregut të punës
Një formë e re arsimimi i jep një mundësi të frytshme për të ardhmen, për të rinjtë shqiptarë. Arsimi dual profesional, një sistem që ndërthur teorinë me......

BE kërkon masa urgjente për “stablecoins” - Diferencat në rregullore mund të kërcënojnë tregun financiar evropian
Organizata mbikëqyrëse e rrezikut financiar në Bashkimin Evropian ka kërkuar marrjen e masave urgjente për stablecoin-et (monedhat e qëndrueshme) që emetohen......

Britania ashpërson rregullat për emigrantët - Refugjatët humbin të drejtën automatike për bashkim familjar
Qeveria britanike ka njoftuar se nuk do t'u japë më automatikisht emigrantëve që kanë marrë azil të drejtën e vendbanimit të përhershëm dhe bashkimit......

Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim - Caktohen tarifat, skema sipas 5 kategorive të automjeteve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave kanë miratuar tarifat që do të paguhen nga automjetet për kalimin në Tunelin e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas një rënieje të vazhdueshme përgjatë kësaj kohe e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë......