Shqipëria Postuar më 3 Tetor 2025, 11:05

Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit - Cilat janë shërbimet më të përdorura nga qytetarët dhe bizneset?

Nga Ernilda Luzi

Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit - Cilat

Gjatë muajit shtator janë kryer mbi 820.000 aplikime në pesë shërbimet më të përdorura në platformën shtetërore digjitale e-Albania. Nga këto, 295 mijë janë për certifikatë personale; mbi 239 mijë janë realizuar për certifikatë familjare; vërtetim për pagesën e kontributeve për individin janë rreth 130 mijë; kontributet për sigurimet shoqërore llogariten në 81.363 aplikime dhe mbi 77 mijë janë aplikime për vërtetim page.

E-Albania ka konsoliduar rolin e saj si portali qendror i shërbimeve publike në Shqipëri. Shërbimet elektronike 24/7, po ofrojnë zgjidhje të shpejta, pa nevojën për prezencë fizike në sportele, e gjithë kjo në funksion të rritjes së transparencës, dhe lehtësimit të procedurave administrative. Gjithashtu, kjo ka siguruar një proces modern, të standardizuar dhe të sigurt. Dokumentet zyrtare që gjenerohen në përfundim të aplikimit janë të pajisura me vulë elektronike, çka i bën ato të vlefshme dhe të verifikueshme nga çdo institucion publik apo privat.

Sipas të dhënave zyrtare të e-Albania, shërbimet më të përdorura në muajin shtator lidhen kryesisht me: certifikata personale apo familjare; kontribute të sigurimeve shoqërore; vërtetim page; si dhe vërtetim për pagimin e kontributeve për individin.

Me një qasje të thjeshtë dhe të aksesueshme për të gjithë, digjitalizimi i shërbimeve në platformën e-Albania ka përmirësuar ndërveprimin mes administratës dhe qytetarëve apo bizneseve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat