Karriera që nis nga bankat e shkollës - Ekspertja: Arsimi dual po përgatit breza më afër tregut të punës
Një formë e re arsimimi i jep një mundësi të frytshme për të ardhmen, për të rinjtë shqiptarë. Arsimi dual profesional, një sistem që ndërthur teorinë me praktikën, po zgjerohet çdo vit në shkollat profesionale të vendit.
Në këtë model, nxënësit kanë mundësi të fitojnë përvojë konkrete pune gjatë viteve të studimit. Kjo u mundëson jo vetëm të fitojnë para, por edhe të kenë një lidhje më të drejtpërdrejtë me tregun e punës. Por si e vlerësojnë ekspertët këtë mundësi?
“Sa herë që flitet për arsimin dual dhe realisht është diçka e re në Shqipëri nuk është bërë gjithmonë përpara, arsimi dual i jep mundësi të rinjve të shkollave profesionale ndër të tjera që të ndjekin dy ditë shkollë mësime dhe tre ditë të atashohen në kompani. Pra ato punojnë ndërkohë që janë duke mësuar, dhe e kanë më të lehtë lidhjen që bëhet nga bankat e shkollës në punë. Janë tashmë të angazhuar, janë duke fituar para dhe përfitojnë eksperiencë ndërkohë që vazhdojnë shkollën,” shprehet Gertjana Hasalla, Eksperte Punësimi.
Ekspertja thekson se kjo qasje mund të ulë ndjeshëm papunësinë tek të rinjtë dhe të rrisë cilësinë e fuqisë punëtore në vend.
“Çka do të thotë që dikush që ndjek një hskollë profesionale për 1,2,3 vite, tashmë ka punuar përgjatë këtyre viteve dhe del përsëri në tregun e punës dhe mund të gjej një punë edhe më të mirë akoma sepse e ka dhe eksperiencën. Se shumë shpesh na pyetet si mund ta marrim eksperiencën ndërkohë që ne vazhdojmë arsimin, duhet të shkollohemi. Edhe duke u shkolluar është e mundur që mund të bëhet edhe atashimi me punën. Dhe bëhet shumë herë më e lehtë kjo shkrirja e arsimit, e asaj që marrim dhe tregut të punës,” thotë ekspertja.
Arsimi dual po zbatohet aktualisht në 16 shkolla profesionale në Shqipëri, me mbi 200 kompani partnere dhe rreth 400 studentë të angazhuar. Fushat janë të ndryshme, nga moda, teknologjia dhe energjia e gjelbër, deri tek hoteleria e turizmi.
Ky model përgatit të rinjtë për punë reale që gjatë periudhës së shkollimit, duke u dhënë avantazhin e eksperiencës në CV dhe shpeshherë, edhe një vend pune të garantuar pas diplomimit.

BE kërkon masa urgjente për “stablecoins” - Diferencat në rregullore mund të kërcënojnë tregun financiar evropian
Organizata mbikëqyrëse e rrezikut financiar në Bashkimin Evropian ka kërkuar marrjen e masave urgjente për stablecoin-et (monedhat e qëndrueshme) që emetohen......

Britania ashpërson rregullat për emigrantët - Refugjatët humbin të drejtën automatike për bashkim familjar
Qeveria britanike ka njoftuar se nuk do t'u japë më automatikisht emigrantëve që kanë marrë azil të drejtën e vendbanimit të përhershëm dhe bashkimit......

Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim - Caktohen tarifat, skema sipas 5 kategorive të automjeteve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave kanë miratuar tarifat që do të paguhen nga automjetet për kalimin në Tunelin e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas një rënieje të vazhdueshme përgjatë kësaj kohe e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë......

Gjysma e zjarreve më vdekjeprurëse, në dekadën e fundit - Studimi paralajmëron pasojat globale të ndryshimeve klimatike
Zjarret në natyrë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më shkatërruese dhe më të kushtueshme në të gjithë botën. Një studim i ri, i publikuar së fundmi në......

Projektligj i ri për armët e zjarrit - AKSHE, rol qendror në licencim dhe kontroll. Gjoba të rënda për shkelësit
Shqipëria po bën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe kontrollit të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Qeveria ka prezantuar një projektligj......

BE do të përgjysmojë kuotat e importeve të çelikut - Parashikohen tarifa 50% për sasitë mbi nivelin e lejuar
Komisioni Europian do të propozojë përgjysmimin e kuotave të importit të çelikut dhe rritjen e tarifave në 50% për sasitë që i kalojnë këto kuota, në......

Kreditë e pambrojtura nga kursi i këmbimit - Rreziku mbetet i lartë. Bizneset rrisin huamarrjen në euro, individët tërhiqen
Huamarrja në valutë vazhdon të mbetet një fenomen i ndjeshëm në ekonominë shqiptare, sidomos për shkak të rrezikut që sjellin luhatjet në kursin e këmbimit.......