Gjysma e zjarreve më vdekjeprurëse, në dekadën e fundit - Studimi paralajmëron pasojat globale të ndryshimeve klimatike
Zjarret në natyrë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më shkatërruese dhe më të kushtueshme në të gjithë botën. Një studim i ri, i publikuar së fundmi në revistën shkencore Science, tregon se pothuajse gjysma e zjarreve më vdekjeprurëse gjatë 44 viteve të fundit kanë ndodhur vetëm në dekadën e kaluar. Kjo rritje shqetësuese vjen kryesisht falë ndryshimeve klimatike, menaxhimit të dobët të tokës dhe zgjerimit të vazhdueshëm të zonave të banuara në territore të rrezikuara nga flakët.
Studiuesit analizuan të dhëna globale të fatkeqësive për periudhën 1980 deri në vitin 2023. Ata identifikuan fatkeqësitë madhore të shkaktuara nga zjarret, ngjarje që shkaktuan të paktën 10 viktima ose që renditen ndër 200 dëmet ekonomike më të mëdha në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve përkatëse. Rezultatet tregojnë qartë një prirje alarmante: flakët po bëhen më të zakonshme dhe dëmet që shkaktojnë po rriten ndjeshëm.
Ndërkohë që kjo tendencë është globale, Evropa ka qenë veçanërisht e prekur gjatë viteve të fundit. Vera e kaluar shënoi një nivel rekord të dëmeve në kontinent, me Spanjën dhe Portugalinë ndër vendet më të goditura. Zjarret në këto vende janë përshkruar si me intensitet “të paprecedentë”, të ushqyera nga moti gjithnjë e më ekstrem dhe thatësirat e zgjatura që lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike.
Studimi zbulon gjithashtu se disa rajone janë më të rrezikuara se të tjerat. Pyjet mesdhetare, për shembull, kanë përjetuar 6.7 herë më shumë fatkeqësi të mëdha se pritshmëritë, në bazë të madhësisë së popullsisë. Ndërkohë, në Amerikën e Veriut është vërejtur rritja më e madhe në vlerë absolute e dëmeve ekonomike.
Autorët e studimit theksojnë se kjo situatë kërkon një qasje të re ndaj menaxhimit të flakëve dhe një strategji të qartë për përshtatjen ndaj rrezikut. Ata theksojnë nevojën për të përmirësuar sistemet e evakuimit dhe për të mbrojtur më mirë grupet e cenueshme të popullsisë.
Në përgjigje të situatës, Bashkimi Evropian ka premtuar se do të rrisë kapacitetet për të luftuar zjarret dhe ka propozuar ngritjen e një qendre rajonale në Qipro, për të ndihmuar në menaxhimin më efektiv të emergjencave në vendet mesdhetare.

Projektligj i ri për armët e zjarrit - AKSHE, rol qendror në licencim dhe kontroll. Gjoba të rënda për shkelësit
Shqipëria po bën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe kontrollit të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Qeveria ka prezantuar një projektligj......

BE do të përgjysmojë kuotat e importeve të çelikut - Parashikohen tarifa 50% për sasitë mbi nivelin e lejuar
Komisioni Europian do të propozojë përgjysmimin e kuotave të importit të çelikut dhe rritjen e tarifave në 50% për sasitë që i kalojnë këto kuota, në......

Kreditë e pambrojtura nga kursi i këmbimit - Rreziku mbetet i lartë. Bizneset rrisin huamarrjen në euro, individët tërhiqen
Huamarrja në valutë vazhdon të mbetet një fenomen i ndjeshëm në ekonominë shqiptare, sidomos për shkak të rrezikut që sjellin luhatjet në kursin e këmbimit.......

SHBA paralajmëron Maqedoninë e Veriut - “Korrupsioni dhe rregulloret komplekse pengojnë investitorët”
Maqedonia e Veriut vazhdon të tërheqë interes nga investitorë amerikanë, por kompleksiteti rregullator, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe korrupsioni i......

Diaspora “pasuron” Kosovën - Emigrantët kanë dërguar rreth 930 milionë euro gjatë vitit 2025
Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar statistikat e bilancit të pagesave, remitancave dhe investimeve direkte. BQK njofton se remitancat janë kategoria......

Risia e OSHEE: Nga 1 tetori faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit!
Duke filluar nga 1 tetori, qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe me kartë bankare në pikat e shërbimit të OSHEE Group. Projekti......

Menaxhimi i mbetjeve, debate te Ligjet - Do ngrihet operator qendror, bashkive iu mbetet grumbullimi. Tërhiqet importi i plehrave
Mes debatesh ndërmjet deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, Komisioni i Ligjeve ka nisur diskutimin e pr.ligjit “Për menaxhimin e integruar të......

Treni Durrës-Rrogozhinë “vjen” në 2028 - Zv.ministrja Muçaj jep afatet për punimet dhe elektrifikimin e aksit 34 km
Rehabilitimi dhe elektrifikimi i hekurudhës Durrës – Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028”. Afatet janë bërë me dije nga zv.ministrja e......