SHBA paralajmëron Maqedoninë e Veriut - “Korrupsioni dhe rregulloret komplekse pengojnë investitorët”
Maqedonia e Veriut vazhdon të tërheqë interes nga investitorë amerikanë, por kompleksiteti rregullator, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe korrupsioni i vazhdueshëm përbëjnë ende pengesa të mëdha për kompanitë e huaja. Kështu thuhet në deklaratën e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në vend.
“Mjedisi rregullator në përgjithësi mbetet kompleks, dhe ndryshimet e shpeshta në ligje dhe rregullore, të kombinuara me interpretimin jo të njëtrajtshëm të tyre, krijojnë një klimë biznesi të paparashikueshme, që nxit korrupsionin,” shpjegon raporti.
Sipas Departamentit të Shtetit, vendi zakonisht i zbaton ligjet, por ka raportime të shumta për zyrtarë që vazhdojnë të jenë të përfshirë në veprime korruptive.
Megjithëse qeveria ka bërë disa njoftime për të nxitur investimet e reja, përpjekjet konkrete gjatë vitit 2024 kanë qenë të kufizuara. Vëmendja është përqendruar më shumë në masat për efikasitet energjetik, mbështetjen financiare për familjet në nevojë dhe lehtësimin e presioneve inflacioniste.
Pavarësisht këtyre sfidave, Maqedonia e Veriut synon të tërheqë investime të huaja në sektorë strategjikë si digjitalizimi dhe energjia e gjelbër. Pozita e saj gjeografike në kryqëzimin e Korridoreve VIII dhe X u ofron përparësi logjistike kompanive që duan ta afrojnë prodhimin më pranë tregjeve evropiane.

Diaspora “pasuron” Kosovën - Emigrantët kanë dërguar rreth 930 milionë euro gjatë vitit 2025
Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar statistikat e bilancit të pagesave, remitancave dhe investimeve direkte. BQK njofton se remitancat janë kategoria......

Risia e OSHEE: Nga 1 tetori faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit!
Duke filluar nga 1 tetori, qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe me kartë bankare në pikat e shërbimit të OSHEE Group. Projekti......

Menaxhimi i mbetjeve, debate te Ligjet - Do ngrihet operator qendror, bashkive iu mbetet grumbullimi. Tërhiqet importi i plehrave
Mes debatesh ndërmjet deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, Komisioni i Ligjeve ka nisur diskutimin e pr.ligjit “Për menaxhimin e integruar të......

Treni Durrës-Rrogozhinë “vjen” në 2028 - Zv.ministrja Muçaj jep afatet për punimet dhe elektrifikimin e aksit 34 km
Rehabilitimi dhe elektrifikimi i hekurudhës Durrës – Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028”. Afatet janë bërë me dije nga zv.ministrja e......

Tetori rozë, rëndësia e diagnostikimit të hershëm - Filipi: Mamografi falas në çdo qytet, ftesë për gratë mbi 50 vjeç
Tetori është i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku vëmendja ndaj kësaj sëmundjeje shtohet dhe ndërmerren fushata të ndryshme për......

Sa kredi merrni nga institucionet jobanka? - Shtohet pesha e tyre në sistemin financiar. BSH: Rreth 39% e huasë, për bizneset
Përveç bankave, të cilat kanë pasur një performancë pozitive në gjysmën e parë të këtij viti, edhe sektori jobankar, i cili përbëhet nga institucionet......

Pesha ekonomike dhe elektorale e zgjedhjeve të pjesshme/ Gjashtë bashki, nga Tirana në Tepelenë, do të zgjedhin kryetarët e rinj
Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 9 nëntor 2025 si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit:......

Cilat janë 5 shtetet kryesore që blejnë produkte shqiptare? - Kosova dhe Serbia kërkojnë më shumë “Made in Albania”
Produktet shqiptare kanë një hartë të gjerë të tregjeve botërore ku mund të gjenden, por kjo është në varësi të kërkesës specifike të secilit shtet, por edhe......