Sa kredi merrni nga institucionet jobanka? - Shtohet pesha e tyre në sistemin financiar. BSH: Rreth 39% e huasë, për bizneset
Përveç bankave, të cilat kanë pasur një performancë pozitive në gjysmën e parë të këtij viti, edhe sektori jobankar, i cili përbëhet nga institucionet financiare jobanka, shoqëritë e sigurimit, ato të kursim-kreditit, fondet e pensionit dhe të investimit, ka regjistruar rritje të aktivitetit.
Tregu i sigurimeve dhe investimeve janë ato që kanë pasur rritjen më të madhe të aktivitetit. Megjithatë, aktualisht sektori jobankar vijon të dominohet nga institucionet financiare jobanka me 39 të tilla.
Rreth 29% e intitucioneve financiare jobanka ushtrojnë aktivitet kreditues, ndjekur nga shërbimet për ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve me 19%, qiraja financiare me 11%, ndërsa pagesat, transfertat dhe shërbimet e këmbimit valutor me nga 8%.
Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, totali i aktiveve të institucioneve financiare jobanka që japin kredi u shtua me rreth 2 miliardë lekë, duke u ngjitur në nivelin 77 miliardë lekë. Por cilët kanë qenë sektorët më të mbështetur prej tyre?
Sektori i ndërtimit, aktiviteteve të pasurive të paluajtshme dhe tregtisë me shumicë dhe pakicë janë sektorët më të financuar me rreth 14%,13% dhe 12% të totalit të stokut të kredisë për bizneset, ndjekur nga aktivitete të tjera shërbimi me 11% të kredisë.
Peshën kryesore të kredisë e zënë individët me rreth 61% të totalit të kredisë dhe pjesa e mbetur i takon bizneseve.
Sektori jobankar ka rritur peshën ndaj totalit të aktiveve të sistemit financiar në nivelin 11% dhe peshën ndaj PBB-së së vendit në nivelin 10%. Pavarësisht kësaj, bankat vijojnë të mbizotërojnë sistemin financiar me gati 89% të totalit të aktiveve, ndjekur nga institucionet financiare jo banka me vetëm 4%. Në gjashtëmujorin e parë, pesha e aktiveve të sistemit financiar ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 2 pikë përqindjeje, në nivelin 95%.

Pesha ekonomike dhe elektorale e zgjedhjeve të pjesshme/ Gjashtë bashki, nga Tirana në Tepelenë, do të zgjedhin kryetarët e rinj
Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 9 nëntor 2025 si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit:......

Cilat janë 5 shtetet kryesore që blejnë produkte shqiptare? - Kosova dhe Serbia kërkojnë më shumë “Made in Albania”
Produktet shqiptare kanë një hartë të gjerë të tregjeve botërore ku mund të gjenden, por kjo është në varësi të kërkesës specifike të secilit shtet, por edhe......

Sa të stresuar janë shqiptarët? Puna dhe problemet ekonomike ndër shqetësimet kryesore
Stresi është bërë një nga problemet më të mëdha të shoqërive moderne, i cili mund të vijë si pasojë e shumë faktorëve. Megjithatë, niveli i stresit nuk është......

Ndryshime në përbërjen e ministrive: Miriam Shyti, zv/ministre e Jashtme. Endrit Yzeiraj, zv/ministër i Financave
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Kështu, Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e......

1,1 mld lekë kompensim pronarëve të prekur nga ndërtimet e legalizuara
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi një fond prej 1,122 miliardë lekë në formën e kompensimit financiar pronarët e pasurive të paluajtshme të......

Krijohet shoqëria aksionare për transportin publik - Vendimi i Qeverisë: “Mobal” sh.a edhe në linjat drejt destinacioneve turistike
Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e shoqërisë aksionare “Mobal” sh.a., e cila do të ofrojë shërbim transporti publik rrugor të udhëtarëve, duke......

“Shqipëria po vrapon për anëtarësimin në BE” - Kryeministri Rama, në Kopenhagen: Diella po funksionon më së miri
Teksa merr pjesë në Samitin e Përbashkët të Komunitetit Politiko-Europian, kryeministri Edi Rama I’u përgjigj interest të gazetarëve ndërkombëtarë për......

Shtatori, konsum më i lartë se Korrik-Gushti - Tatimet mbledhin 392 milionë euro të ardhura
Shtatori ka rezultuar një muaj shumë i mirë sa i takon konsumit të popullatës dhe tatimit të paguar. Pavarësisht se është muaji i fundit që mbyll sezonin......