“Shqipëria po vrapon për anëtarësimin në BE” - Kryeministri Rama, në Kopenhagen: Diella po funksionon më së miri
Teksa merr pjesë në Samitin e Përbashkët të Komunitetit Politiko-Europian, kryeministri Edi Rama I’u përgjigj interest të gazetarëve ndërkombëtarë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu I qeverisë tha se Shqipëria ka bërë përparim në shumë fusha, ndërsa Europa duhet të mësojë nga Shqipëria.
“Ne nuk po ecim, ne po vrapojmë. Po vrapojmë shumë shpejt. Ne do të jemi gati shumë shpejt dhe ju takon të mëdhenjve në sallë që mos presin më, por të na përqafojnë.
Po, kemi qenë objekt i sulmeve kibernetike, por sot kemi një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Europë. Ne vazhdojmë të jemi objekt i këtyre sulmeve kibernetike nga Irani dhe jemi tërë kohën duke luftuar që mos kemi shkelje të sigurisë sonë.
Be mund të mësojë shumë nga Shqipëria: për të vepruar si një e tërë, për të arritur një konvergjencë të gjithçkaje për sigurinë.
Ka shumë ecejake kur vjen fjala tek informacionet dhe të dhënat. Ajo që është më e rëndësishme, jo vetëm që të përforcohet aspekti ushtarak, por edhe që të ketë një plan paqeje europian.”
Rama iu përgjigj edhe interestit për veprimtarinë e ministres virtuale, duke thënë se kritikat janë gjë e mirë, por deri më tani, përdorimi I saj ka funksionuar më së miri.
“Kjo është diçka e re dhe si çdo risi i duhet të përballet me kritika, që është gjë e mirë. Por kemi prova deri tani, që funksionon dhe funksionon shkëlqyer.
Nisi si asistente virtuale për shërbimet publike për qytetarët dhe ka ndërvepruar me afro 1 mln persona. Pra për 1 mln ndërveprime dhe shërbime dhe ka lëshuar 36 mijë dokumente deri tani me vulën digjitale.
Së dyti po punon për transpozimin e legjislacionit europian me legjislacionin tonë, në kuadër të integrimit.
Së treti po përparon për të punuar me tenderat publikë. Kritikat janë të mira, por ajo është shumë e mirë.”
Kryeministri ndodhet në Kopenhagen prej ditës së mërkurë, ku zhvilloi takime edhe me liderët europianë.

Shtatori, konsum më i lartë se Korrik-Gushti - Tatimet mbledhin 392 milionë euro të ardhura
Shtatori ka rezultuar një muaj shumë i mirë sa i takon konsumit të popullatës dhe tatimit të paguar. Pavarësisht se është muaji i fundit që mbyll sezonin......

Kursimet e Tiranasve “humbasin” ritmin! - BSH: Depozitat, 0.5% më pak në tremujorin e dytë. Qarqet e tjera mbushin arkën
Edhe pse Tirana është qarku me shumën dhe historikisht me rritjen më të lartë të kursimeve në bankë, për shkak të numrit më të madh të popullsisë, duket se......

Xhaja në Konferencën Rajonale “Resilient Voices”: Ripërdorimi social i pasurive të sekuestruara, burim fuqizimi ekonomik!
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale......

Kina, në prag të një “revolucioni” valutor - Si ndikon rritja e monedhës kineze në tregun ndërkombëtar?
Debati për dominimin e vazhdueshëm të dollarit në sistemin monetar global është i përsëritur, me rivalin "e përjetshëm", euron, që shihet si kërcënimi......

Shtëpia e Bardhë “ndëshkon” shtetet demokrate - Ngrin 26 miliardë dollarë fonde, kërcënon shkurtime në administratë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ngrirë 26 miliardë dollarë fonde federale për shtetet që drejtohen nga guvernatorë demokratë. Masa vjen......

Reshjet e para të borës/ Balluku: Ekipet në terren, qarkullimi vijon normalisht
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot se reshjet e para të borës kanë mbërritur më herët......

‘Mot i keq’ edhe në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke pësuar zbritje nga një ditë më parë duke u blerë sot me 81.7 lekë dhe duke u shitur me 82.9 lekë sipas......

Anulohen lundrimet nga/drejt Durrësit – APD: Shkak, moti i keq!
Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe......