Cilat janë 5 shtetet kryesore që blejnë produkte shqiptare? - Kosova dhe Serbia kërkojnë më shumë “Made in Albania”
Produktet shqiptare kanë një hartë të gjerë të tregjeve botërore ku mund të gjenden, por kjo është në varësi të kërkesës specifike të secilit shtet, por edhe të standardeve të përcaktuara dhe që duhen plotësuar.
Produktet më të eksportuara të tokës bujqësore, për vitin 2025 janë bostanorët, domate, tranguj, zarzavate dhe kërpudha.
Por cilat janë shtet kryesore që kanë kërkesë të lartë për këto produkte?
Të dhënat zyrtare për periudhën janar-gusht 2025, tregojnë se bostanoret si produktet më të kërkuara “Made in Albania” janë eksportuar më së shumti në Kosovë, Serbi, Çeki, Bosnje-Hercegovinë dhe Bullgari. Sasia më e lartë e bostanoreve është eksportuar në Kosovë, afro 21.4 mijë ton, ndjekur nga Serbia me afro 11.3 mijë ton.
Ndërsa domatja shqiptare, si produkti i dytë më i eksportuar shkon në Serbi dhe Kosovë, ku edhe në këtë rast, sasia më e lartë shkon në Serbi, me afro 11.7 mijë ton dhe rreth 10 milionë euro.
Po ashtu trangujt shkojnë më së shumti në tregun serb, ku në 8 muaj, janë rreth 5.6 mijë ton dhe zarzavatet e tjera në tregun e Kosovës, me afro 6.2 mijë ton të eksportuara deri në muajin Gusht.
Sipas të dhënave, rezultojnë se pjepër dhe shalqi janë 54.6 mijë ton të eksportuara vetëm në 8 muaj, duke regjistruar një rritje prej 12.4 mijë ton. Vlera e bostanorëve të eksportuara arriti në 12.9 milionë euro nga 10 milionë euro në 2024-ën. Ndërsa janë eksportuar 18 mijë ton domate me vlerë 11.3 milionë euro
Sasia e produkteve të prodhuara në tokën shqiptare që kanë shkuar në tregjet botërore ka arritur në 361.994 ton deri në muajin Gusht 2025.
Krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit të kaluar, volumi i eksporteve është rritur me 9.1%.
Objektivi ambicioz i qeverisë është që përmes instrumenteve të mbështetjes, siç është Skema Kombëtare, Skema e Investimeve, Garancia Sovrane apo linja e kredisë së butë, që deri në vitin 2030 vlera e eksporteve të produkteve bujqësore të arrijë në 1 miliardë euro.

Sa të stresuar janë shqiptarët? Puna dhe problemet ekonomike ndër shqetësimet kryesore
Stresi është bërë një nga problemet më të mëdha të shoqërive moderne, i cili mund të vijë si pasojë e shumë faktorëve. Megjithatë, niveli i stresit nuk është......

Ndryshime në përbërjen e ministrive: Miriam Shyti, zv/ministre e Jashtme. Endrit Yzeiraj, zv/ministër i Financave
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Kështu, Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e......

1,1 mld lekë kompensim pronarëve të prekur nga ndërtimet e legalizuara
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi një fond prej 1,122 miliardë lekë në formën e kompensimit financiar pronarët e pasurive të paluajtshme të......

Krijohet shoqëria aksionare për transportin publik - Vendimi i Qeverisë: “Mobal” sh.a edhe në linjat drejt destinacioneve turistike
Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e shoqërisë aksionare “Mobal” sh.a., e cila do të ofrojë shërbim transporti publik rrugor të udhëtarëve, duke......

“Shqipëria po vrapon për anëtarësimin në BE” - Kryeministri Rama, në Kopenhagen: Diella po funksionon më së miri
Teksa merr pjesë në Samitin e Përbashkët të Komunitetit Politiko-Europian, kryeministri Edi Rama I’u përgjigj interest të gazetarëve ndërkombëtarë për......

Shtatori, konsum më i lartë se Korrik-Gushti - Tatimet mbledhin 392 milionë euro të ardhura
Shtatori ka rezultuar një muaj shumë i mirë sa i takon konsumit të popullatës dhe tatimit të paguar. Pavarësisht se është muaji i fundit që mbyll sezonin......

Kursimet e Tiranasve “humbasin” ritmin! - BSH: Depozitat, 0.5% më pak në tremujorin e dytë. Qarqet e tjera mbushin arkën
Edhe pse Tirana është qarku me shumën dhe historikisht me rritjen më të lartë të kursimeve në bankë, për shkak të numrit më të madh të popullsisë, duket se......

Xhaja në Konferencën Rajonale “Resilient Voices”: Ripërdorimi social i pasurive të sekuestruara, burim fuqizimi ekonomik!
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale......