BE kërkon masa urgjente për “stablecoins” - Diferencat në rregullore mund të kërcënojnë tregun financiar evropian
Organizata mbikëqyrëse e rrezikut financiar në Bashkimin Evropian ka kërkuar marrjen e masave urgjente për stablecoin-et (monedhat e qëndrueshme) që emetohen pjesërisht brenda bllokut, duke reflektuar shqetësimet e Bankës Qendrore Evropiane. BQE ka paralajmëruar se një dështim i këtyre instrumenteve mund të shkaktojë një tërheqje masive të rezervave.
Stablecoin-et janë një lloj kriptomonedhe që synojnë të ruajnë një vlerë të qëndrueshme duke u mbështetur në një aset rezervë, si p.sh. një valutë ose një grup asetesh.
Bashkimi Evropian ka miratuar një nga rregulloret më të rrepta në botë për asetet kripto, por politikëbërësit shprehin shqetësim se emetuesit nga jashtë bllokut përballen me më pak rregulla dhe mund të importojnë rrezik financiar në tregun evropian.
"Bordi i Përgjithshëm theksoi se skemat e shumë emetuesve nga vende të treta, me stablecoin-e të këmbyeshme të emetuara si në BE ashtu edhe jashtë saj, sjellin brishtësi dhe kërkojnë një përgjigje urgjente politike," tha në një deklaratë Bordi Evropian për Rreziqet Sistemike (ESRB), i kryesuar nga Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.
Rregullat e BE-së kërkojnë që stablecoin-et të mbështeten plotësisht nga rezerva. Lagarde theksoi se BE-ja duhet të mbajë përgjegjëse kompanitë që emetojnë stablecoin-e, si brenda ashtu edhe jashtë BE-së, sipas të njëjtave standarde.
Në skemat me shumë emetues, një entitet i Bashkimit Evropian dhe një jashtë bllokut emetojnë bashkërisht stablecoin-e, por rregullat strikte të Unionit nuk zbatohen për emetuesin jashtë BE-së, duke krijuar pabarazi në treg.
Shqetësimi kryesor është se në rast të një tërheqjeje masive nga asetet, investitorët do të preferojnë t’i marrin paratë e tyre brenda BE-së, për shkak të garancive më të forta. Megjithatë, rezervat mund të mos jenë të mjaftueshme për të përballuar kërkesën e përqendruar, duke shkaktuar një mungesë likuiditeti dhe ndoshta duke detyruar BQE-në të ndërhyjë.

Britania ashpërson rregullat për emigrantët - Refugjatët humbin të drejtën automatike për bashkim familjar
Qeveria britanike ka njoftuar se nuk do t'u japë më automatikisht emigrantëve që kanë marrë azil të drejtën e vendbanimit të përhershëm dhe bashkimit......

Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim - Caktohen tarifat, skema sipas 5 kategorive të automjeteve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave kanë miratuar tarifat që do të paguhen nga automjetet për kalimin në Tunelin e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas një rënieje të vazhdueshme përgjatë kësaj kohe e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë......

Gjysma e zjarreve më vdekjeprurëse, në dekadën e fundit - Studimi paralajmëron pasojat globale të ndryshimeve klimatike
Zjarret në natyrë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më shkatërruese dhe më të kushtueshme në të gjithë botën. Një studim i ri, i publikuar së fundmi në......

Projektligj i ri për armët e zjarrit - AKSHE, rol qendror në licencim dhe kontroll. Gjoba të rënda për shkelësit
Shqipëria po bën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe kontrollit të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Qeveria ka prezantuar një projektligj......

BE do të përgjysmojë kuotat e importeve të çelikut - Parashikohen tarifa 50% për sasitë mbi nivelin e lejuar
Komisioni Europian do të propozojë përgjysmimin e kuotave të importit të çelikut dhe rritjen e tarifave në 50% për sasitë që i kalojnë këto kuota, në......

Kreditë e pambrojtura nga kursi i këmbimit - Rreziku mbetet i lartë. Bizneset rrisin huamarrjen në euro, individët tërhiqen
Huamarrja në valutë vazhdon të mbetet një fenomen i ndjeshëm në ekonominë shqiptare, sidomos për shkak të rrezikut që sjellin luhatjet në kursin e këmbimit.......

SHBA paralajmëron Maqedoninë e Veriut - “Korrupsioni dhe rregulloret komplekse pengojnë investitorët”
Maqedonia e Veriut vazhdon të tërheqë interes nga investitorë amerikanë, por kompleksiteti rregullator, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe korrupsioni i......