Çfarë parashikon reforma e re e tokës? - Hapet “drita jeshile”. Nga pronësia, tek kontrolli mbi degradimin
Problemet me pronësinë mbi tokën dhe fragmentimin e saj pritet të marrin zgjidhje. Komiteti Ndërministror i ngritur me qëllim avancimin e Reformës së Menaxhimit të Integruar të Tokës ka zhvilluar takimin e parë duke hapur dritën jeshile këtij procesi, i cili synon të vendosë një kornizë të qartë institucionale, ligjore dhe strategjike, për të shmangur fragmentimin, për të rritur transparencën dhe për të garantuar një administrim modern e efikas të tokës.
Por cilat janë shtyllat kryesore të reformës së tokës?
Reforma e menaxhimit të integruar të tokës është një qasje e re që synon përdorimin dhe administrimin e qëndrueshëm të tokës, duke marrë parasysh nevojat ekonomike, mjedisore dhe sociale. Kjo reformë bazohet në parimin se toka është një burim i kufizuar, i cili duhet të shfrytëzohet në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Elementët kryesore të saj janë hartimi i politikave të integruara për tokën; Bashkërendimi i sektorëve që e përdorin tokën (bujqësi, pylltari, urbanizim, turizëm, industri); Vendosja e planeve kombëtare dhe lokale për përdorimin optimal të tokës; Kadastra dhe regjistrimi i pronësisë; Dokumentimi i qartë i pronës së tokës; Përdorimi i hartave digjitale dhe GIS për të identifikuar zonat bujqësore, urbane, pyjore, ujore. Kufizimi i ndërtimit të pakontrolluar dhe degradimit të tokës.
Po ashtu një shtyllë kryesore është mbrojtja dhe restaurimi i tokës përmes parandalimit të erozionit, ndotjes dhe shpyllëzimit; Rikuperimit të tokave të degraduara. Përmirësimit të pjellorisë së tokës përmes praktikave të qëndrueshme bujqësore.
Një vëmendje e rëndësishme në reformë do ti kushtohet mbështetjes së fermerëve për përdorim të qëndrueshëm të tokës dhe inkurajimi i investimeve të gjelbra dhe respektimi i standardeve mjedisore.
Në thelb, reforma e menaxhimit të integruar të tokës synon të shmangë konfliktet mbi tokën, të ruajë ekuilibrin ekologjik dhe të garantojë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Aktualisht, në Shqipëri, kuadri ligjor për menaxhimin e integruar të tokës është ndërtuar kryesisht mbi disa ligje të veçanta që lidhen me tokën, planifikimin hapësinor, mjedisin dhe zhvillimin rural. Dhe nuk ka një ligj të vetëm që i përmbledh të gjitha, por një paketë aktesh ligjore dhe nënligjore të cilat kanë nevojë të përmblidhen në një draft të vetëm dhe të rishikuar për t’iu përshtatur zhvillimeve të dekadës së fundit por dhe administrimit më të mirë të problematikave.

Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit - Cilat janë shërbimet më të përdorura nga qytetarët dhe bizneset?
Gjatë muajit shtator janë kryer mbi 820.000 aplikime në pesë shërbimet më të përdorura në platformën shtetërore digjitale e-Albania. Nga këto, 295 mijë janë......

Karriera që nis nga bankat e shkollës - Ekspertja: Arsimi dual po përgatit breza më afër tregut të punës
Një formë e re arsimimi i jep një mundësi të frytshme për të ardhmen, për të rinjtë shqiptarë. Arsimi dual profesional, një sistem që ndërthur teorinë me......

BE kërkon masa urgjente për “stablecoins” - Diferencat në rregullore mund të kërcënojnë tregun financiar evropian
Organizata mbikëqyrëse e rrezikut financiar në Bashkimin Evropian ka kërkuar marrjen e masave urgjente për stablecoin-et (monedhat e qëndrueshme) që emetohen......

Britania ashpërson rregullat për emigrantët - Refugjatët humbin të drejtën automatike për bashkim familjar
Qeveria britanike ka njoftuar se nuk do t'u japë më automatikisht emigrantëve që kanë marrë azil të drejtën e vendbanimit të përhershëm dhe bashkimit......

Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim - Caktohen tarifat, skema sipas 5 kategorive të automjeteve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave kanë miratuar tarifat që do të paguhen nga automjetet për kalimin në Tunelin e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas një rënieje të vazhdueshme përgjatë kësaj kohe e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë......

Gjysma e zjarreve më vdekjeprurëse, në dekadën e fundit - Studimi paralajmëron pasojat globale të ndryshimeve klimatike
Zjarret në natyrë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më shkatërruese dhe më të kushtueshme në të gjithë botën. Një studim i ri, i publikuar së fundmi në......

Projektligj i ri për armët e zjarrit - AKSHE, rol qendror në licencim dhe kontroll. Gjoba të rënda për shkelësit
Shqipëria po bën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe kontrollit të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Qeveria ka prezantuar një projektligj......