Britania ashpërson rregullat për emigrantët - Refugjatët humbin të drejtën automatike për bashkim familjar
Qeveria britanike ka njoftuar se nuk do t'u japë më automatikisht emigrantëve që kanë marrë azil të drejtën e vendbanimit të përhershëm dhe bashkimit familjar, në një përpjekje të mëtejshme për të kufizuar emigracionin.
Qeveria laburiste po ashpërson politikat e saj për të zvogëluar mbështetjen që po fiton partia populiste Reform UK. Masat po përqendrohen veçanërisht në uljen e numrit të personave që kalojnë ilegalisht nga Franca në Britani me anë të anijeve të vogla.
Aktualisht, emigrantët me status refugjati mund të aplikojnë për qëndrim të përhershëm pas pesë vitesh. Sipas propozimit të ri, qëndrimi i përhershëm nuk do të jetë më i garantuar, por do të kalojë në një proces më të gjatë, i cili përfshin edhe dëshminë e një kontributi ndaj Britanisë.
Qeveria tha në një deklaratë se këto ndryshime do t’i jepnin fund një sistemi të padrejtë, sipas të cilit personat që kalonin Kanalin me anije të vogla gëzonin më shumë të drejta për vendbanim dhe bashkim familjar sesa ata që vinin në mënyrë ligjore apo edhe qytetarët britanikë.
Këto masa janë pjesë e rregullave më të ashpra për të gjithë emigrantët, të prezantuara nga Ministria e Brendshme. Ndër kërkesat përfshihen kontributet në sigurimet shoqërore, mospasja e precedentëve penalë, njohja e gjuhës angleze dhe pjesëmarrja në aktivitete vullnetare në komunitet. Po ashtu, periudha që duhet për të përfituar qëndrim të përhershëm do të dyfishohet në 10 vjet.
Njoftimi thekson gjithashtu se refugjatët do të humbin të drejtën automatike për të sjellë familjarët në Britani. Qeveria kishte pezulluar kërkesat për bashkim familjar që nga shtatori.
Megjithatë, burimet zyrtare siguruan se refugjatët nuk do të rikthehen në vendet e tyre të origjinës dhe do të përfitojnë "mbrojtje themelore". Nuk dihet ende se sa kohë do të duhet të presin refugjatët që përmbushin kushtet, për të përfituar qëndrim të përhershëm.

Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim - Caktohen tarifat, skema sipas 5 kategorive të automjeteve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave kanë miratuar tarifat që do të paguhen nga automjetet për kalimin në Tunelin e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas një rënieje të vazhdueshme përgjatë kësaj kohe e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë......

Gjysma e zjarreve më vdekjeprurëse, në dekadën e fundit - Studimi paralajmëron pasojat globale të ndryshimeve klimatike
Zjarret në natyrë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më shkatërruese dhe më të kushtueshme në të gjithë botën. Një studim i ri, i publikuar së fundmi në......

Projektligj i ri për armët e zjarrit - AKSHE, rol qendror në licencim dhe kontroll. Gjoba të rënda për shkelësit
Shqipëria po bën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë dhe kontrollit të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Qeveria ka prezantuar një projektligj......

BE do të përgjysmojë kuotat e importeve të çelikut - Parashikohen tarifa 50% për sasitë mbi nivelin e lejuar
Komisioni Europian do të propozojë përgjysmimin e kuotave të importit të çelikut dhe rritjen e tarifave në 50% për sasitë që i kalojnë këto kuota, në......

Kreditë e pambrojtura nga kursi i këmbimit - Rreziku mbetet i lartë. Bizneset rrisin huamarrjen në euro, individët tërhiqen
Huamarrja në valutë vazhdon të mbetet një fenomen i ndjeshëm në ekonominë shqiptare, sidomos për shkak të rrezikut që sjellin luhatjet në kursin e këmbimit.......

SHBA paralajmëron Maqedoninë e Veriut - “Korrupsioni dhe rregulloret komplekse pengojnë investitorët”
Maqedonia e Veriut vazhdon të tërheqë interes nga investitorë amerikanë, por kompleksiteti rregullator, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe korrupsioni i......

Diaspora “pasuron” Kosovën - Emigrantët kanë dërguar rreth 930 milionë euro gjatë vitit 2025
Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar statistikat e bilancit të pagesave, remitancave dhe investimeve direkte. BQK njofton se remitancat janë kategoria......