“35% energji të rinovueshme në transport” - Objektivi më i lartë në rajon, Komuniteti i Energjisë: Politikat që nevojiten

Shqipëria ka vendosur objektivin më ambicioz mes 9 vendeve të Komunitetit të Energjisë për përdorimin e burimeve të rinovueshme në transport. Deri në vitin 2030, vendi synon që 35% e energjisë së përdorur në këtë sektor të vijë nga burime të rinovueshme, niveli më i lartë mes Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kosovës, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Ukrainës.
Megjithatë, realizimi i këtij objektivi kërkon përshpejtim të ndjeshëm të masave, sipas një raporti të fundit të Komunitetit të Energjisë, që analizon planifikimin dhe zbatimin e masave të parashkuara në fushën e energjisë dhe klimës. Raporti evidenton se, ndërsa zhvillimi i burimeve të rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike po avancon, në sektorin e transportit pothuajse nuk është shënuar progres, ndaj kërkohet një fokus më i fortë i politikave në këtë drejtim.
Në rastin e Shqipërisë, Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës parashikon orientimin e politikave drejt elektrifikimit të transportit, zhvillimit të infrastrukturës së karikimit dhe mbështetjes së automjeteve elektrike.
Sfida bëhet edhe më e rëndësishme në perspektivën afatgjatë. Sipas raportit, konsumi final i energjisë parashikohet të rritet pas vitit 2030 në shumicën e vendeve të Komunitetit të Energjisë, me industrinë dhe transportin si faktorët kryesorë të kësaj rritjeje.
Ndërkohë, Shqipëria nis nga një pozicion relativisht i favorshëm në përdorimin e burimeve të rinovueshme në tërësi. Objektivi kombëtar është që deri në vitin 2030 ato të mbulojnë 54.4% të konsumit final bruto të energjisë, mbi detyrimin prej 52% të përcaktuar për vendin.
Sa e lehtë është për të huajt të blejnë pronë në Durrës? Procesi është relativisht i arritshëm, por dokumentet mbeten sfida kryesore
Durrësi vijon të jetë një nga qytetet shqiptare më tërheqëse për blerësit e huaj që kërkojnë të investojnë në prona, veçanërisht në apartamente pranë zonave......
'Firmat e energjisë nuk duhet të shfrytëzojnë konsumatorët' – 6 vende europiane kërkojnë taksë mbi fitimet e kompanive të naftës
Gjashtë vende të Bashkimit Evropian kanë intensifikuar thirrjet për vendosjen e një takse mbi fitimet e papritura të kompanive të naftës, duke argumentuar se......
Pensionet, si kanë ndryshuar ndër vite? - Në 5 vjet, 28 euro më shumë për qytetin dhe 25 euro për fshatin
Skema e pensioneve po përballet me një presion më të lartë si për nga numri i pensionistëve por edhe nga nevoja e vazhdueshme për rritjen e masës së......
Shqipëria shton blerjet e krerëve të gjallë nga jashtë/ Korriku sjell një nga faturat më të larta historike, mbi 3 mijë tonë në një muaj
Importet e kafshëve të gjalla u rritën ndjeshëm gjatë korrikut, duke u ngjitur pranë niveleve më të larta historike. Vetëm brenda një muaji, Shqipëria......
Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra zjarri të raportuara, 6 vijojnë aktive
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 të tjera mbahen nën mbikëqyrje, njoftoi......
Pse e duan të huajt Shqipërinë? Mbi gjysma e lejeve, për punësim. India dhe Filipinet me rritjen më të fortë
Numri i të huajve që jetojnë me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, i nxitur kryesisht nga ardhja për punë dhe nga shtetasit e......
Rritet prodhimi në serra, 2025 me shifrën më të lartë/ Brenda gjashtë viteve prodhimi është shtuar me afro 38 mijë ton
Prodhimi bujqësor në serra ka vijuar të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme në Shqipëri, duke shënuar rritje në çdo vit të periudhës 2019–2025. Të dhënat......
SmartLab-et, nën testin e arritjeve - Banka Botërore: Teknologjia nuk garanton rezultate më të mira
Mbi 70 mijë nxënës në Shqipëri janë përfshirë në mësimin përmes 216 laboratorëve inteligjentë SmartLab, por përtej shtrirjes së programit, mbetet ende......

