Shqipëria Postuar më 20 Dhjetor 2025, 12:40

Zbuloni “malet” në Klos dhe Vaun e Dejës - Shpallen 15 zonat me përparësi zhvillimi, harta e plotë

Nga Alida Lula

Zbuloni “malet” në Klos dhe Vaun e Dejës - Shpallen 15

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Klos dhe Vau i Dejës.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave.

Ja harta e zonave me përparësi:

Në territorin e Bashkisë Klos do të jenë:

a) “Ura e Vashës–Gujë”, me sipërfaqe 821.22 ha;

b) “Xibër–Murriz”, me sipërfaqe 411.72 ha;

c) “Maja Kulbot”, me sipërfaqe 7.07 ha;

ç) “Kodër Thekna”, me sipërfaqe 11.13 ha;

d) “Maja e Balzit”, me sipërfaqe 74.22 ha;

dh) “Splaj–Tejlum”, me sipërfaqe 193.85 ha;

e) “Zhuri i Arrikut”, me sipërfaqe 249.48 ha;

ë) “Plan i Bardhë–Bejnë–Cerujë–Patin”, me sipërfaqe 6 872.20 ha;

f) “Balgjaj–Suç”, me sipërfaqe 1 715.53 ha.

Ndërsa në Bashkinë Vau i Dejës do të jenë:

a) “Barbullush” (nj. adm. Bushat), me sipërfaqe 41.35 ha;

b) “Lugina e Drinit” (Temal, Shllak dhe Vau i Dejës), me sipërfaqe 7 930.82 ha;

c) “Bushat” (nj. adm. Bushat), me sipërfaqe 188.89 ha;

ç) “Shllak” (nj. adm. Shllak), me sipërfaqe 931.76 ha;

d) “Mnelë” (nj. adm. Vig-Mnelë), me sipërfaqe 116.48 ha;

dh) “Nënshat” (nj. adm. Hajmel), me sipërfaqe 355.78 ha.

Në të dyja bashkitë, statusi i ri lejon zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, industriale dhe turistike, në zona të përcaktuara me koordinata KRGJSH dhe të shoqëruara me hartat përkatëse.

Për zbatimin e vendimeve ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkitë respektive, ndërsa vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Paketa e Maleve, është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat