Shqipëria Postuar më 15 Prill 2026, 17:49

VISA sjell në Shqipëri “She’s Next”, iniciativa globale mbështet gratë dhe vajzat sipërmarrëse

Nga SCAN TV

VISA sjell në Shqipëri “She’s Next”, iniciativa

Në ambientet e “The Plaza Tirana”, Visa, lider global në pagesat digjitale, në partneritet me bankën BKT, solli për herë të parë në Shqipëri iniciativën globale She’s Next, një program i dedikuar fuqizimit të grave dhe vajzave me aspirata në biznes.

She’s Next, empoëered by Visa është një program i krijuar për të mbështetur, frymëzuar dhe fuqizuar në mënyrë praktike gratë sipërmarrëse — me njohuri reale, modele frymëzuese dhe lidhje konkrete. Ai shërben si një platformë për mundësi afatgjata për gratë sipërmarrëse në Shqipëri, si dhe për ato që synojnë të nisin biznesin e tyre.

Gjatë eventit, pjesëmarrëset patën mundësinë të ndjekin panele me ekspertë nga fusha të ndryshme, të dëgjojnë histori reale suksesi dhe të përfitojnë nga sesione edukative të fokusuara në zhvillimin e biznesit.

Një nga momentet më interaktive ishte sesioni “speed dating” i organizuar nga Innvest, ku sipërmarrëset patën mundësinë të marrin këshilla praktike dhe të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me profesionistë dhe mentorë.

She’s Next synon të krijojë një komunitet mbështetës për gratë në biznes, duke i ndihmuar ato të rriten, të lidhen dhe të çojnë përpara idetë e tyre.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat