Shqipëria Postuar më 9 Janar 2026, 11:02

“Të dëmtuarit nga përmbytjet do të dëmshpërblehen” - Kryeministri Rama: Për banesat, si edhe për gjënë e gjallë

Nga Fabjona Pasho

“Të dëmtuarit nga përmbytjet do të

Të gjithë qytetarët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile mëngjesin e kësaj së premteje. 

“Deri tani janë në rang vendi numëruar 1587 banesa në praninë e ujit, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, po ashtu prania e ujit është konstatuar në 13 mijë e 211 mijë hektarë tokë bujqësore, një pjesë janë përmbytur sikundër dhe disa qendra shëndetësore apo objekte arsimore. Sot dua t'i siguroj edhe të dëmtuarit e kësaj here se ne do t'i qëndrojmë me të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik çdo detyrimi ndaj tyre, qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë”, tha Rama.

GJatë fjalës së saj, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri bilancin e defekteve në rrjetin energjitik dhe problematikave të krijuara në infrastrukturë.

“Të gjitha linjat janë funksionale, nuk kemi asnjë problematikë për sa i përket transmetimit.

Kemi arritur një total të ndërprerjes për 38731 abonentë, kaq kanë qenë defektet, duke e krahasuar me totalin e të gjithë abonentëve, që shkon deri në 1 mln. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme është ulur numri, kemi vetëm 19175 abonentë në këto momente, pra në raportin e orës 8 pa energji.

Synohet që në orët në vazhdim, të gjitha këto të rikuperohen. Për sa i përket nënstacioneve janë të gjitha funksionale në rang vendi, përveç dy stacioneve të cilat kanë akoma prezencë të ndjeshme të ujit do të thoja, që është ai i Kafarajt dhe i Poçemit.

Akset rrugore janë të gjitha funksionale, i referohemi këtu akseve kombëtare. Jemi në dijeni gjithashtu që ka pasur problematika në akset rurale, të cilat mirëmbahen kryesisht nga bashkitë," tha Balluku.

Si pasojë e përmbytjeve është pezulluar procesi mësimor në 54 shkolla, ndërsa, në terren janë angazhuar 502 efektivë te forcave të armatosura,  5500 forca të Policisë së Shtetit e mbi 720 efektivë të zjarrfikëses.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat