Parku diellor në Spitallë merr licencën e prodhimit - Kapaciteti 100 MW, kompania u shpall fituese në ankandin e zhvilluar në vitin 2021

Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar shoqërinë “Spitalla Solar”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik 100 MW, në Spitallë të Durrësit.
Spitalla Solar është degë e shoqërisë “Voltalia Management International B.V” dhe u shpall fituese në mars të vitit 2021, pas një ankandi të zhvilluar ku morën pjesë 5 kompani. Çmimi i ofertuar për blerjen e energjisë ishte 29.89 euro/MW, i konsideruar në atë kohë si tejet i favorshëm. Ky është çmimi me të cilin shteti shqiptar garanton blerjen e energjisë elektrike për një periudhë 15-vjeçare për 70 MW, ndërkohë që 30 MW të tjerë do të mund të tregtohen nga kompania në treg të lirë.
Kompania Voltalia ka ndërtuar edhe parkun fotovoltaik në Karavasta, me një fuqi të instaluar 140 MW, që tashmë ka hyrë në prodhim.
Ndërkaq, Parku i Spitallës do të jetë i dyti më i madh në rang vendi, që ka avancuar me procedurat e licencimit.
Hyrja në prodhim e kësaj vepre energjetike do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, për shkak të varësisë që vendi ynë ka nga uji. Aktualisht, vetëm 6% e energjisë totale në vend gjenerohet nga dielli, ndërsa pjesa tjetër prodhoeht nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dhe HEC-et private e koncesionare.
“Mbi 50 mln euro në dispozicion për situatën e krijuar” - Ministri i Financave, Malaj: 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet
Ministri i Financave Petrit Malaj tha se vlera totale për situatën e përmbytjeve në vend është mbi 50 milionë euro, nga të cilat 15 mln euro shkojnë për......
Akset nacionale, të hapura për qarkullimin e mjeteve - ARRSH: Ngrica dhe temperatura të ulëta, autoritetet në gatishmëri 24/7
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin kanë pushuar. Situata meteorologjike......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas disa luhatjeve të vazhdueshme gjatë kësaj jave e mbyll atë në vlera të qëndrueshme duke mos shënuar luhatje të ndjeshme këtë mëngjes......
“Janë evakuuar 339 persona nga 51 familje” - Kryeministri Rama mbledh Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile
Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur mëngjesin e sotëm Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të bërë një bilanc të përmbytjeve si pasojë e......
Senati kufizon veprimet ushtarake të Trump - Duhet të autorizohet nga Kongresi. Pritet shqyrtimi në dhomën me 100 anëtarë
Senati Amerikan miratoi një rezolutë që do ta ndalonte Presidentin Donald Trump të ndërmerrte veprime të mëtejshme ushtarake kundër Venezuelës pa autorizimin......
80% e automjeteve të importuara, të përdorura! - Në Maqedoninë e Veriut mosha mesatare e makinave është 19,4 vite
Të dhënat e Drejtorisë së Doganave tregojnë se në dhjetë vitet e fundit, mbi 80% e automjeteve të importuara në Maqedoninë e Veriut, janë të përdorura. Në të......
“Ekonomia globale do të rritet me 2.7%” - OKB: Ndikime, tensionet tregtare, presionet fiskale dhe pasiguritë në rritje
Ekonomia globale parashikohet të rritet me 2.7 përqind në vitin 2026, pak më poshtë se 2.8 përqind e parashikuar për vitin 2025 dhe shumë më poshtë mesatares......
Bashkëpunimi global, në grupet më të vogla - Forumi Ekonomik Botëror: Ekonomitë në zhvillim zgjeruan pjesën e eksporteve
Forumi Ekonomik Botëror thotë se bashkëpunimi global në shkallë të gjerë po dobësohet, ndërsa lidhjet tregtare, financiare dhe teknologjike po zhvendosen......


