Shqipëria Postuar më 9 Janar 2026, 10:08

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas disa luhatjeve të vazhdueshme gjatë kësaj jave e mbyll atë në vlera të qëndrueshme duke mos shënuar luhatje të ndjeshme këtë mëngjes teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.3 lekë.

Monedha europiane gjithashtu nuk duket së ka pësuar lëvizje të konsiderueshme të kuotës këtë të premte duke u blerë sot me 96.1 lekë dhe duke u shitur më 97 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane edhe nuk ka pësuar ndryshime të dukshme të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot krahasuar me një ditë më parë me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë teksa e mbyll këtë javë në kuota konstante.

Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar rritje të vlerës duke e mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 110.4 lekë dhe është shitur me 111.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat