Shteti Digjital, ambicja e kryeministrit Edi Rama për një transformim të madh
“Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që po përdor inteligjencën artificiale për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke automatizuar përkthimin dhe përafrimin e legjislacionit me acquis e BE-se, duke lehtësuar punën e institucioneve dhe duke e vendosur vendin tonë në pararojë të integrimit European”. Duke e përmendur këtë fakt në programin e qeverisë, kryeministri Edi Rama është vënë në udhëheqjen e një ambicje shumë të madhe për jetën e vendit, digjitalizimit të gjithckaje që mund të jetë e mundur. Shembullin e dha me Diellën, ministren virtuale që në pak ditë kapi hapësirë në të gjithë mediat e mëdha të botës.
Në detyrat që i vë vetes qeveria në programin e saj thuhet shprehimisht se “Shqipëria 2030 përqafon digjitalizimin dhe inovacionin në çdo hallkë të qeverisjes dhe konsolidon një ekosistem kombëtar të sigurisë kibernetike, të çertifikuar sipas standardeve të BE-së. Shërbime publike të thjeshta, të sigurta dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri për çdo qytetar dhe biznes. Sistemet tona komunikojnë drejtpërdrejt me platformat e BE-së, që qytetarët shqiptarë të përfitojnë të njëjtat shërbime si në tregun e vetëm digjital. Zbatojmë plotësisht legjislacionin e ri të BE për mbrojtjen e të dhënave personale, duke rritur besimin e qytetarëve dhe investitorëve. Garantojmë zhvillimin e inteligjencës artificiale në përputhje me EU AI Act, duke siguruar përdorim të sigurt, etik dhe transparent. Inovacioni me inteligjencë artificiale, infrastruktura e avancuar teknologjike dhe platformat e te dhenave te hapura do të jenë motori i këtij transformimi drejt integrimit europian.
Po ku do ta përqëndrojë qeveria këtë aksion të madh të digjitalizimit.
Piketat e vendosura në Program janë plot 22 dhe ata përfshijnë:
• Përfundojmë transformimin e e-Albania 2.0 sipas modelit “life events”, duke ofruar shërbime proaktive ku shteti shkon te qytetari dhe të personalizuara sipas rrethanave të jetës.
• Shndërrojmë Diellën në asistenten personale të çdo qytetari dhe biznesi, duke e udhëhequr hap pas hapi në marrjen e shërbimeve elektronike dhe në plotësimin e aplikimeve në e-Albania.
• Digjitalizojmë të gjitha shërbimet publike në nivel vendor për t’i ofruar në e[1]albania, sipas modelit të shërbimeve publike në nivel qendror.
• Krijojmë një sistem tërësisht të automatizuar të prokurimeve publike me Inteligjencë Artificiale, të ndërveprueshëm edhe me sistemet e Bashkimit Evropian, duke eliminuar korrupsionin, abuzimet dhe ndërhyrjen njerëzore.
• Krijojmë Dosjen Elektronike Shëndetësore për çdo qytetar, sipas standardeve të BE-së, për shërbim shendetesor më cilësor dhe me të aksesueshem.
• Përdorim inteligjencën artificiale në radiologji për të analizuar imazhet mjekësore në mënyrë të automatizuar, duke ndihmuar mjekët të identifikojnë me shpejtësi dhe saktësi diagnozat (si kanceret në faza të hershme, anomalitë pulmonare apo sëmundjet kardiake), duke ulur normën e gabimeve dhe duke rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor.
• Zbatojmë inteligjencën artificiale në sistemet tatimore dhe doganore për të identifikuar në kohë reale anomalitë, duke rritur transparencën, ulur evazionin dhe përshpejtuar procedurat për qytetarët dhe bizneset.
• Vendosim Inteligjencën Artificiale në qendër të emergjencave civile kombëtare, duke identifikuar në kohë reale rreziqet (zjarre, tërmete, trafik ajror, trafik tokësor etj.)
• Vëmë në funksion Portofolin e Identitetit Digjital, me dokumente identifikimi të vlefshme në të gjithë BE-në nga viti 2027.
• Kthejmë Platformën e Bashkëqeverisjes nga një mekanizëm ndërveprimi në një sistem inteligjent, të fuqizuar nga AI, që analizon automatikisht ankesat, sugjeron zgjidhje ligjore dhe gjeneron rekomandime për reforma – nje model ne përputhje të plotë me standardet e BE-së për qeverisjen digjitale.
• Përdorim inteligjencën artificiale mbi të dhënat bujqësore, meteorologjike dhe satelitore, për të krijuar sisteme parashikuese mbi prodhimin dhe cilësinë e të korrave, duke ulur rrezikun nga përmbytjet, thatësirat apo fatkeqësi të tjera natyrore dhe duke garantuar sigurinë ushqimore afatgjatë.
• Implementojmë European Case Laë Identifier (ECLI) në Shqipëri, duke i dhënë çdo vendimi gjyqësor një identifikues unik dhe të krahasueshëm me jurisprudencën evropiane.
• Hapim epokën e re të shërbimeve konsullore me apostilim elektronik të dokumenteve, në të gjithë hapësirën evropiane, sipas parimit “Once Only”.
• Krijojmë AI Factory si motorin kombëtar të inteligjencës artificiale për krijimin e zgjidhjeve inovative ne administratën publike, ne ekonomi dhe ne shoqeri.
• Vijojmë nismën “Government AI Campus”, për ndërtimin e kapaciteteve të nëpunësve civilë në përdorimin etik dhe efektiv të AI, nga shëndetësia deri te arsimi dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
• Ngrejmë Qendrën Kombëtare të Përpunimit të Larte (HPC) për analizë të avancuar të të dhënave dhe trajnime të modeleve te inteligjencës artificiale ne dispozicion te qeverise, akademise dhe sipermarrjeve, duke vendosur në zemër të zhvillimit kombëtar fuqinë e teknologjisë.
• Shndërrojmë Portalin e të Dhënave të Hapura në një platformë transparence dhe inovacioni, duke e pozicionuar Shqipërinë si qendër rajonale të ekonomisë së të dhënave.
• Transformojmë qendrat ADISA në Qendra Rinore të Inovacionit, duke nxitur e zhvilluar aftësi te avancuara digjitale të të rinjve.
• Shtijmë rrjetin e Smart Labs në të gjitha shkollat, duke ofruar bazën teknologjike për përdorimin e AI për mësim të personalizuar dhe simulime edukative, në përputhje me standardet e BE-së për laboratorë inovativë në arsim.
• Nisim projektin kombëtar për Smart City, duke e kthyer çdo qytet në një organizëm inteligjent, ku të dhënat mblidhen dhe analizohen në kohë reale për trafikun, sigurinë, energjinë dhe emergjencat. Qyteti do të bëhet një hapësirë ku teknologjia i paraprin nevojave të përditshme të qytetarëve.
• Shtrijmë GovNet Broadband në të gjithë vendin duke garantuar lidhje të sigurt mes sistemeve qeveritare në mbarë territorin dhe ngremë Qendren e Vazhdueshmërisë dhe Rimëkëmbjes së Punës (Business Continuity and Data Recovery Center – BCC/DRC) për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve ne 99.9% te kohës.
• Forcojmë mbrojtjen kibernetike kombëtare përmes përdorimit të platformave të avancuara të monitorimit te dark ëeb-it dhe inteligjencës së kërcënimeve, duke e shndërruar Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë në një Qendër të Inovacionit për Sigurinë Kibernetike

Ekspozita “Here and Now” në Galerinë GOCAT/ Takim me të tashmen përmes veprave të Verim Zendelit
Galeria GOCAT ka hapur dyert për ekspozitën më të re të artistit nga Maqedonia e Veriut, Verim Zendeli. Titulluar “Here and Now”, kjo ekspozitë sjell një......

YouTube, lider i industrisë mediatike në SHBA/ Platforma do të përdorë inteligjencën artificiale për të dominuar ekranet
Në ditëlindjen e tij të 20-të, YouTube është krejtësisht ndryshe nga platforma e thjeshtë e videove për përdorues amatorë që postonin klipet e tyre me buxhet......

Taksat e ulëta apo shërbimet publike/ Cilat preferohen më shumë nga qytetarët evropianë?
Do të paguanit më shumë taksa për shërbime publike më të mira apo do të pranonit shërbime më të dobëta në këmbim të kontributeve më të ulëta? Qytetarët......

Bypass-i i Sarandës, shpallet fituesi për ndërtimin/ 1.77 mld lekë për fazën I, pritet të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik
Me një ofertë prej rreth 1.77 mld lekë, kompania “Gjoka Konstruksion” është shpallur fituese për ndërtimin e bypass-it të Sarandës. Në garë morën pjesë edhe......

SHBA, Rezerva Federale ul normën e interesit/ Vendimi i Fed synon të frenojë dobësimin e tregut të punës
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara uli normat e interesit me 0.25 pikë përqindje dhe sinjalizoi se do të vazhdojë t’i ulë ato gradualisht në pjesën e......

SHBA, mbi 200 mld USD investime në Britani/ Takimi Trump-Starmer, fokusi te çështjet globale politike
Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me Kryeministrin britanik Keir Starmer për bisedime që synojnë më shumë çështjet globale politike, si dhe......

“Falen detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet”/ Nga Paqja Fiskale te 30 mld lekë në vit të ardhura tatimore, objektivat e Rama 4
Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara do të......

3 marina turistike dhe aeroport në Gjirokastër/ Programi 2025-2029 për infrastrukturën portuale dhe aeroportuale
Ndërtimi i Portit të ri Tregtar në Porto Romano, 3 marina turistike për Sarandën, Vlorën dhe Kepin e Rodonit, si dhe operimi i aeroporteve të Vlorës dhe......