Financimi i qeverisë përmes titujve të borxhit në janar - Bankat dominojnë tregtimin në tregun sekondar me shumicën e transaksioneve

Qeveria shqiptare ka vijuar të financojë një pjesë të nevojave të saj përmes shitjes së titujve të borxhit në treg. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, gjatë muajit janar janë zhvilluar 9 ankande të titujve qeveritarë.
Në total, qeveria ka ofruar 45.5 miliardë lekë, ku 24 miliardë lekë kanë qenë bono thesari, ndërsa 21.5 miliardë lekë obligacione. Këto janë instrumente me të cilat shteti merr hua nga bankat apo investitorët dhe u paguan interes deri në momentin e kthimit të parave.
Bonot e thesarit zakonisht kanë afate më të shkurtra maturimi, ndërsa obligacionet janë instrumente me afat më të gjatë dhe përdoren nga qeveria për të siguruar financim më afatgjatë për buxhetin e shtetit. Për këtë arsye, edhe niveli i interesit ndryshon në varësi të afatit të huamarrjes.
Për bonot e thesarit 12-mujore, interesi mesatar gjatë ankandeve të zhvilluara në janar ka qenë rreth 2.4%, ndërsa për obligacionet afatgjata interesat kanë qenë dukshëm më të larta. Për shembull, për një obligacion 20-vjeçar, interesi ka arritur deri në 6.7%, pasi sa më i gjatë të jetë afati i huamarrjes, aq më i madh është edhe rreziku për investitorët dhe për rrjedhojë kërkohet një interes më i lartë.
Procesi i shitjes së këtyre instrumenteve zhvillohet në atë që quhet tregu primar, pra momenti kur qeveria shet për herë të parë titujt dhe merr drejtpërdrejt paratë nga investitorët. Në këtë treg marrin pjesë kryesisht bankat tregtare, institucionet financiare dhe në disa raste edhe investitorë të tjerë institucionalë.
Pasi këta tituj janë blerë në tregun primar, ato mund të tregtohen më tej në tregun sekondar. Ky është tregu ku titujt e borxhit që janë emetuar më parë mund të blihen dhe shiten mes bankave, institucioneve financiare apo investitorëve të tjerë, pa përfshirë drejtpërdrejt qeverinë në transaksion.
Gjatë muajit janar, në tregun sekondar janë realizuar 10 transaksione, me një vlerë totale prej rreth 1.66 miliardë lekësh. Pjesa dërrmuese e tyre është kryer mes bankave, të cilat janë edhe aktorët kryesorë në këtë treg.
Sipas të dhënave të tregtimit sipas palëve, bankat që veprojnë si zhvilluese të tregut kanë realizuar transaksione me një vlerë totale prej rreth 998.7 milionë lekësh. Ndërkohë, fondet e investimeve kanë pasur një pjesëmarrje shumë më të kufizuar, me transaksione që arrijnë rreth 13.2 milionë lekë.
Këto zhvillime tregojnë se tregu sekondar i titujve të qeverisë në Shqipëri mbetet ende relativisht i kufizuar dhe dominohet kryesisht nga bankat, ndërsa pjesëmarrja e investitorëve të tjerë institucionalë, si fondet e investimeve apo institucionet financiare jo-bankare, është më e ulët.
Kostot e prodhimit rriten lehtë/ Shifra në tremujorin e katërt 2025 nuk paralajmëron shtrenjtim për konsumatorin
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti 129.6, duke shënuar një rritje shumë të vogël vjetore prej 0.2%. Theksojmë se ky......
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të shitjes së bukës në Korçë
Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione në media në lidhje me njoftimin e ndërmarrjeve të prodhimit dhe shitjes së bukës në qytetin e Korçës,......
Sa vlen një orë biznes në Shqipëri? Ndërmarrjet qarkullojnë rreth 4.2 milionë euro çdo 60 minuta
Shifrat zyrtare për ekonominë zakonisht publikohen në total vjetor dhe janë të vështira për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Por çfarë ndodh nëse ato......
Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Dollari rikuperon pikë. Dobësohet Paundi
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave ka regjistruar një rikuperim të vlerës mëngjesin e sotëm në raport me dje duke u......
Cilat vende janë parajsa fiskale për pensionistët italianë? - Spanja, Tunizia, Rumania dhe Shqipëria. Fluksi drejt Portugalisë është zvogëluar
Numri i pensionistëve italianë që lëvizin jashtë vendit është në rritje. Të dhënat më të fundit përmbahen në raportin e paraqitur nga Instituti i Sigurimeve......
Nis rritja e çmimeve të karburanteve në rajon - Ekspertët: Zgjatja e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndikime të mëtejshme
Autoritetet dhe ekspertët në Evropën Juglindore paralajmërojnë për rritje të ardhshme të çmimeve të karburantit në të gjithë rajonin, pas shtrenjtimit të......
Sa rrezikohen bankat në Eurozonë nga konflikti? - Shtrenjtimi i energjisë do të rrisë inflacionin duke ndikuar në aktivitetin ekonomik
Bankat e zonës euro përballen vetëm me një ndikim të kufizuar të drejtpërdrejtë nga lufta në Iran, por rreziku më i madh qëndron në mënyrën se si një ekonomi......
Ndarja e mbetjeve nis nga shtëpia e biznesi - Rregullat e reja/ Synohet rritja e riciklimit dhe ulja e sasisë që përfundon në landfill
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin që synon të vendosë rregulla më të qarta për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, me......


