Shqipëria Postuar më 24 Prill 2026, 19:04

Ministri Malaj me ambasadorin e NATO-s: Rritje progresive e investimeve për mbrojtjen

Nga SCAN TV

Ministri Malaj me ambasadorin e NATO-s: Rritje progresive e investimeve për

Ministri i Financave Petrit Malaj u takua sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, z. Matthew Whitaker. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri me një postim në rrjetet sociale. Zoti Malaj shkruan: Pata kënaqësinë të mirëpres në një takim të rëndësishëm Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, z. Matthew Whitaker, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, rikonfirmuam partneritetin e konsoliduar strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si një shtyllë kyçe e arkitekturës sonë të sigurisë.

Shqipëria mbetet e vendosur në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Aleancës Euroatlantike, duke vijuar përpjekjet për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e qëndrueshmërisë kombëtare.

Në këtë kontekst, vendi ynë do të vijojë të kontribuojë në mënyrë progresive në rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes, në përputhje me angazhimin e përbashkët të vendeve anëtare për të arritur nivelin deri në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, me fokus të veçantë në zhvillimin e industrisë ushtarake dhe inovacionit teknologjik.

Ky orientim strategjik konsolidon më tej profilin e Shqipërisë si një partner i besueshëm dhe kontribues aktiv në NATO.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat