Shqipëria Postuar më 24 Prill 2026, 14:02

Bizneset shqiptare, ende jo gati për standardet e BE - Heikkinen: Hendek i madh mes reformave dhe përgatitjes së sektorit privat

Nga Ledina Elezi

Bizneset shqiptare, ende jo gati për standardet e BE - Heikkinen: Hendek i

Sa të përgatitura janë bizneset për të përmbushur dhe përfituar nga reformat e Agjendës Kombëtare në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike?

Në një tryezë të organizuar mbi këtë temë, Ardian Hackaj, Drejtues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (CDI Albania), u shpreh që një numër i konsiderueshëm reformash që përfshijnë harmonizimin rregullator, aksesin në treg, pajtueshmërinë fiskale, kushtet e punësimit, të dhënat dhe infrastrukturën digjitale, përcaktojnë koston dhe parashikueshmërinë e të bërit biznes në Shqipëri, ndërsa vendi ecën drejt anëtarësimit në Tregun e Përbashkët të BE-së.

Ne kemi identifikuar midis 17 dhe 19 reforma të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti sektorin e biznesit, ndikojnë kostot e pajtueshmërisë së tyre me BE, por edhe përgatitjen për pas 2030”, tha Hackaj.

Ndërkohë, Drejtuesja e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE në Shqipëri u shpreh se bizneset nuk janë akoma gati për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ajo që shohim ne është se bizneset nuk janë gati. Vetëm 18% e bizneseve këtu kanë njohuri mbi standardet e BE, 60% për certifikimet dhe 10% i pasqyrojnë këto kërkesa. Prandaj boshllëku midis reformave dhe përgatitjes është shumë domethënës. Dhe prandaj u krijua Plani i Rritjes së BE. Synimi i Planit të Rritjes është që të mbyllë boshllëkun prej 35% të konvergjencës ekonomike me BE dhe dyfishimin e ekonomisë nëpërmjet reformave strukturore dhe në shtyllën e parë duhet të prioritizojmë anëtarësimin e Shqipërisë në tregun e përbashkët. Ne shohim progres, por ndoshta jo edhe aq shumë sa duhet”, tha Ritva Heikkinen.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Presidenti i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, i cili theksoi se sfida kryesore në këtë proces mbetet zbatimi i reformave.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat