Depozitimi i energjisë hyn “në lojë” - Centralet diellore kërkojnë kapacitete magazinimi, ERE nis modifikimin e licencave

Një valë e re zhvillimesh në sektorin energjetik po sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si prodhohet dhe menaxhohet energjia në vendin tonë, pasi disa nga projektet më të mëdha fotovoltaike në vend po kërkojnë të integrojnë sisteme depozitimi të energjisë, duke reflektuar një tendencë të re në treg.
Sipas Enti Rregullator i Energjisë aktualisht janë depozituar aplikime për modifikim licence nga disa shoqëri, përfshirë “Erseka Solar Park 1”, “Erseka Solar Park 2”, si dhe “SPV Blue 1” dhe “SPV Blue 2”. Këto kompani kërkojnë të shtojnë në licencat e tyre një element të ri: njësitë e depozitimit të energjisë elektrike, pa ndryshuar kapacitetin e instaluar të centraleve ekzistuese.
Bëhet fjalë për centrale fotovoltaike me kapacitete të konsiderueshme, që në disa raste arrijnë deri në 50 MË secili, pjesë e projekteve më të mëdha private të energjisë diellore në vend.
Ky zhvillim sinjalizon një kthesë të rëndësishme në modelin e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme. Deri më tani, shumica e projekteve diellore kanë qenë të fokusuar vetëm te prodhimi, çka sjell ndërprerjen e gjenerimit gjatë natës. Depozitimi i energjisë synon pikërisht të adresojë këtë boshllëk, duke lejuar ruajtjen e energjisë së prodhuar në orët me rrezatim të lartë dhe përdorimin e saj në momentet kur kërkesa është më e madhe.
Ndërkaq, Bordi i ERE-s ka vendosur të fillojë procedurën për modifikimin e licencës së secilës prej shoqërive të mësipërme.
Bizneset shqiptare rrisin efikasitetin/ 33.1% e ndërmarrjeve përdorin teknologjinë për të ulur kostot dhe konsumin
Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2025, 30% e të gjitha bizneseve në BE përdorën sisteme ose zgjidhje të teknologjive të informacionit dhe komunikimit......
Java mbyllet pozitivisht për Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë me 81.2 lekë dhe duke u......
Shqiptarët paguan 242 milionë euro taksë qarkullimi - Konsumi rriti të ardhurat në 2025-ën me 28 milionë euro
Qytetarë shqiptarë të cilët kanë një automjet në pronësi apo përdorim, kanë paguar afro 242 milionë euro si taksë qarkullimi gjatë vitit që lamë......
OSSH, investim për rrjetin energjetik në Lezhë - Synohet përmirësim i furnizimit me energji
Drejtoria Rajonale e OSSH Shkodër ka shpallur hapjen e garës për lidhje unazore për fiderat 18 dhe 19, n/stacioni 110/20/10 kv Lezhë. Sipas dokumentit, më......
Rritet deficiti tregtar në Kosovë - Eksportet në mars arritën 88 milionë euro, importet 651 milionë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë, që tregojnë se në mars 2026 deficiti tregtar arriti......
Kur do të rimëkëmbet prodhimi i naftës? - Goldman Sachs: Brenda pak muajsh pas rihapjes së Hormuzit
Prodhimi i naftës në Gjirin Persik, i kufizuar ndjeshëm nga konflikti i Iranit, mund të rimëkëmbet brenda pak muajsh pasi Ngushtica e Hormuzit të rihapet......
Shkëputja nga tronditjet e karburanteve fosile - Energjia elektrike e Evropës u bë 25% më e lirë falë diellit dhe erës
Ndërsa Evropa përballet me një krizë energjetike për shkak të tregjeve të paqëndrueshme të karburanteve fosile, investimet në burimet e rinovueshme kanë......
Si po ndryshon lufta mënyrën se si udhëtojnë evropianët? - Tensionet e shtuara gjeopolitike po ndryshojnë prioritetet
Titujt kryesorë të lajmeve për udhëtime në të gjithë Evropën janë dominuar nga efektet e tensioneve që përfshijnë Iranin, nga anulimet e fluturimeve deri te......


