Sa vlen një orë biznes në Shqipëri? Ndërmarrjet qarkullojnë rreth 4.2 milionë euro çdo 60 minuta

Shifrat zyrtare për ekonominë zakonisht publikohen në total vjetor dhe janë të vështira për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Por çfarë ndodh nëse ato përkthehen në ritmin e një dite, një ore apo edhe një minute?
Bizneset në Shqipëri realizuan gjatë vitit 2024 rreth 3.5 trilionë lekë shitje neto ose rreth 36.6 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat duke i përkthyer këto shifra në ritmin e një dite, ore dhe minute, për ta bërë më të kuptueshme për publikun.
E përkthyer në terma më të thjeshtë, kjo shumë do të thotë se bizneset në vend shesin mesatarisht afro 9.6 miliardë lekë në ditë ose 100 milionë euro.
Kjo është një mesatare vjetore e përllogaritur duke pjesëtuar totalin e shitjeve me 365 ditë dhe përfshin çdo ditë të vitit, por nuk nënkupton që çdo ditë ka të njëjtin nivel aktiviteti.
E ndarë në intervale më të vogla kohe, kjo shumë përkthehet në rreth 4.2 milionë euro në orë, mbi 69 mijë euro në minutë dhe rreth 1,160 euro në sekondë. Shifra përfaqëson vëllimin total të shitjeve të ndërmarrjeve aktive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si tregtia, industria përpunuese, ndërtimi, transporti, akomodimi dhe shërbimet e tjera.

Ajo pasqyron qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve në ekonomi dhe jo fitimin neto të bizneseve, pasi nga të ardhurat zbriten kostot e operimit, pagat, furnizimet dhe detyrimet tatimore.
Rreth 1 miliard lekë çdo 2 orë e 28 minuta
Nëse kjo mesatare ditore ndahet në intervale kohe, rezulton se bizneset në Shqipëri realizojnë rreth 1 miliard lekë shitje çdo 2 orë e 28 minuta, ose rreth 10 milionë euro.
Le të supozojmë se ora shënon 08:00. Hapet një dyqan lagjeje. Një furrë nxjerr bukën e parë. Një magazinë shpërndan mall. Nga ky moment, në bazë të mesatares vjetore, duhen më pak se dy orë e gjysmë që totali i shitjeve në rang vendi të arrijë në 1 miliard lekë.
Aktiviteti që realizon pjesën më të madhe të shitjeve në Shqipëri është tregtia. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, sektori i tregtisë realizoi rreth 1.6 trilionë lekë shitje neto gjatë vitit 2024, ose rreth 46.1% të totalit të shitjeve të bizneseve në vend. I përkthyer në mesatare ditore, kjo do të thotë se bizneset e tregtisë shesin rreth 4.47 miliardë lekë në ditë, ose afërsisht 186 milionë lekë në orë.
Kjo është një përllogaritje statistikore mbi bazën e mesatares vjetore, që synon të ilustrojë përmasën e qarkullimit ekonomik.
Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Dollari rikuperon pikë. Dobësohet Paundi
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave ka regjistruar një rikuperim të vlerës mëngjesin e sotëm në raport me dje duke u......
Cilat vende janë parajsa fiskale për pensionistët italianë? - Spanja, Tunizia, Rumania dhe Shqipëria. Fluksi drejt Portugalisë është zvogëluar
Numri i pensionistëve italianë që lëvizin jashtë vendit është në rritje. Të dhënat më të fundit përmbahen në raportin e paraqitur nga Instituti i Sigurimeve......
Nis rritja e çmimeve të karburanteve në rajon - Ekspertët: Zgjatja e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndikime të mëtejshme
Autoritetet dhe ekspertët në Evropën Juglindore paralajmërojnë për rritje të ardhshme të çmimeve të karburantit në të gjithë rajonin, pas shtrenjtimit të......
Sa rrezikohen bankat në Eurozonë nga konflikti? - Shtrenjtimi i energjisë do të rrisë inflacionin duke ndikuar në aktivitetin ekonomik
Bankat e zonës euro përballen vetëm me një ndikim të kufizuar të drejtpërdrejtë nga lufta në Iran, por rreziku më i madh qëndron në mënyrën se si një ekonomi......
Ndarja e mbetjeve nis nga shtëpia e biznesi - Rregullat e reja/ Synohet rritja e riciklimit dhe ulja e sasisë që përfundon në landfill
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin që synon të vendosë rregulla më të qarta për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, me......
“Rritja e çmimit të naftës, me efekte zinxhir” - Civici: Shqipëria rrezikon inflacion të jashtëm dhe të brendshëm
Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, në mënyrë të pashmangshme do të reflektohet edhe në tregun e brendshëm të shitjes me pakicë të......
Ish-ushtarakët po rikthehen në uniformë - Rreth 70% më pak largime nga Forcat e Armatosura. Si po rriten kapacitetet?
Forcat e Armatosura, jo vetëm që po tërheqin më shumë të rinj në radhët e tyre, por po rikthejnë edhe ata që kanë shërbyer më parë, të cilët janë larguar......
Bizneset, në vështirësi për punonjës - Cilët janë sektorët më të prekur në Evropë?
Inteligjenca artificiale po e ndryshon me shpejtësi vendet e punës dhe tregu evropian po përpiqet të përballojë këtë ritëm. Sipas raportit Global të Mungesës......


