Shqipëria Postuar më 24 Prill 2026, 19:19

Shpenzimet e mbrojtjes, ambasadori Whitaker jep detaje nga takimi me Ramën dhe vizitën në Kuçovë

Nga SCAN TV

Shpenzimet e mbrojtjes, ambasadori Whitaker jep detaje nga takimi me Ramën

Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker përmes një postimi në “X” ka ndarë detaje nga vizita e tij në Shqipëri. Whitaker shkruan se zhvilloi një tur informues mbi Bazën Ajrore të Kuçovës me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Sa i përket takimit me kryeministrin Edi Rama, ai theksoi se folën lidhur me objektivin e Presidentit amerikan, Donald Trump për shpenzime mbrojtëse prej 5% të PBB-së.

“Në Shqipëri, pata një tur informues mbi Bazën Ajrore të Kuçovës nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi. Shqipëria është gjithnjë e më e aftë në mbrojtjen kibernetike, i përkushtuar ndaj Bordit të Paqes dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, dhe më shumë.

Duke diskutuar me Kryeministrin Rama dhe ekipin e tij, theksova se mezi presim të shohim se çfarë mund të arrihet më shumë për lëvizshmërinë ushtarake sapo Shqipëria të arrijë objektivin e Presidentit Trump për shpenzime mbrojtëse prej 5% të PBB-së”, shkruan ai.

 

https://x.com/USAmbNATO/status/2047689777252561138/photo/2 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat