Shqipëria Postuar më 24 Prill 2026, 19:10

Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në kantierin e “Parkut Retro” në Bulqizë

Nga SCAN TV

Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në kantierin e “Parkut

Pasditen e sotme Kryeministri Edi Rama pati një inspektim në kantierin e punës së “Parkut Retro” në Bulqizë. Vepra është një projekt inovator me sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh dedikuar komunitetit dhe turistëve që përmes Rrugës së Arbrit, po dynden gjithnjë e më shumë drejt Dibrës. “Retro Bulqizë” synon të transformojë një zonë të degraduar dikur ushtarake, në një destinacion të ri për vizitorët dhe turistët gjithnjë e më të shumtë të veriut të vendit, e në mënyrë të veçantë të qarkut Dibër, ku rruga e Arbrit ka sjellë një ndryshim të madh në shumë drejtime. Projekti rivitalizon ndër të tjera një zonë minerare, duke ndërtuar aty një aset tjetër turistik, Divizionin, i cili do të kthehet në një nga nuklat më të rëndësishme të turizmit. “Divizioni” i rilindur do të ketë një destinacion turistik mikpritjeje, me treg turistik prodhimesh të zonës, hoteleri dhe shërbime, për ata që do të duan të ndalen kalimthi apo të qëndrojnë më gjatë në eksplorimin e natyrës magjike të kësaj zone.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat