Shqipëria Postuar më 6 Tetor 2025, 14:48

“Shqipëria 2030”/ Spiropali: Diplomacia ekonomike, pjesë kyçe e vizionit

Nga SCAN TV

“Shqipëria 2030”/ Spiropali: Diplomacia ekonomike, pjesë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka theksuar se diplomacia ekonomike mbetet një nga prioritetet kryesore të Shqipërisë në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo njoftoi zhvillimin e një trajnimi për nëpunësit e shërbimit të jashtëm me praninë e ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Reinout Caspar Vos. Spiropali theksoi se përgatitja e trupës diplomatike me aftësi praktike në promovimin e profilit ekonomik të vendit synon forcimin e rrjetit të atasheve ekonomikë dhe krijimin e një platforme unike për investitorët e huaj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat