Rriten vetëprodhuesit e energjisë elektrike - Numri total arrin në 3137, kapaciteti total i instaluar shkon në 284 mWp

Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje me 30% gjatë këtij viti, në raport me vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike aktualisht numërohen 3137 klientë që kanë statusin e vetëprodhuesit, nga 2415 klientë që ishin në fund të vitit të kaluar.
Kapaciteti total i instaluar nga këta konsumatorë, që kanë zgjedhur të investojnë në energjinë e rinovueshme është 284 mWp, apo 31% më shumë se fundi i vitit 2024, kur kapaciteti total i instaluar ishte rreth 217 mWp.
Të dhënat e OSHEE tregojnë se 30% e vetëprodhuesve janë klientë famijarë, ndërsa pjesa tjetër është instaluar nga bizneset, që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të autokonsumatorëve të energjisë elektrike. Gjithsesi, në këtë strukturë nuk mungojnë as institucionet shtetërore si bashki, ministri apo institucione arsimore që kanë instaluar panele diellore për gjenerimin e energjisë, si dhe konsumatorë jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësa, poliklinika apo qendra shëndetësore.
Ndërkaq, sfidë mbetet caktimi i çmimit të energjisë elektrike të prodhuar nga vetëprodhuesit e energjisë. Në rezolutën e fundmit për ERE-n, Parlamenti thekson se pas miratimit të metodologjisë përkatëse nga Këshilli i Ministrave, duhet të merren masat e nevojshme për miratimin në kohë të çmimit të energjisë së gjeneruar nga vetëprodhuesit, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e tregut të energjisë së gjelbër.
						                  
            			                       “Pensionet do rriten çdo muaj”/ Rama: Nga janari deri në fund të mandatit!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej......
						                  
            			                       Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e djeshme duke mos regjistruar luhatje të vlerës këtë mëngjes teksa vijon të blihet sot me 83.3......
						                  
            			                       Polonishtja, gjuha më efektive për komunikim me “IA” - Studimi: Anglishtja renditet e gjashta. “Zhgënjen” gjuha kineze
Nga 26 gjuhë të ndryshme, polonishtja rezulton të jetë më efektive për komandimin e modeleve të inteligjencës artificiale, ndërsa anglishtja renditet vetëm e......
						                  
            			                       Gjermani, gazi shtrenjtohet me ritme rekord - Faturat e ngrohjes janë trefishuar në 4 vitet e fundit
Gjermanët po përballen me një rritje prej 82% të kostove të ngrohjes, që nga viti 2021. Një rol të rëndësishëm ka pasur shkëputja e lidhjeve me Rusinë pas......
						                  
            			                       Turistët rusë “braktisin” Malin e Zi - Trefish më pak se në vitin 2019. Zgjerohet numri i vizitorëve nga Turqia
Në muajin shtator, Mali i Zi priti 189,447 turistë, të cilët qëndruan gjithsej 687,000 net. Krahasuar me shtatorin e vitit 2019, numri i tyre u zgjerua me......
						                  
            			                       Kushtetuesja: Erion Veliaj mbetet në krye të Bashkisë së Tiranës, “rrëzohet” Presidenti Begaj
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në......
						                  
            			                       Operacioni kundër ndërtimeve pa leje - Ministrja Koçiu në Farkë: Askush nuk është mbi ligjin
Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në......
						                  
            			                       Menaxhimi i integruar i mbetjeve - Fieri dhe Elbasani, së shpejti me një infrastrukturë të re moderne
Qytetet e Fierit dhe Elbasanit pritet të kenë një infrastrukturë të re dhe moderne për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Operatori i Blerjeve të......




						                  
            			                       
